Shkëndije Mujaj Askush s’ka të
drejtë të më paragjykojë, veç Zotit!

Shkëndije Mujaj Askush s’ka të<br />drejtë të më paragjykojë, veç Zotit!
Këngëtarja e cila shpesh herë është vendos në etiketim me fjalë fyese, është lodhur dhe për këtë arsye ajo ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Shkëndije Mujaj, ka reaguar ndaj ofendimeve që i bëhen duke bërë një postim në rrjetet sociale.

“Kam një pyetje: Kush ta lejon ofendimin ndaj tjetrit? Moskultura familjare ndoshta personale, apo ajo fetare…Vërtet jeni të gjorë, sipas mendimit tim, nuk ka fe as kulturë botë që lejon ofendimin ndaj dikujt që jeton ndryshe nga ti.

Si mund të jeni në gjendje të jetoni në një shtet evropian kur ju mungon kultura e tolerancës”. Ajo më tej e vë theksin tek mënyra se si ajo e ndërton jetën, pa pasur frikë nga paragkykimet.

“Edhe sikur e gjithë bota të ishte kundër meje nuk do të ma ndryshonte mendimin e asaj mënyrës, përzgjedhjes time, sepse unë jam unë dhe nuk ka të drejtë asnjë njeri që është materie e dobët, sot ekziston nesër vdes, të më paragjykojë, përveç Zotit!”, ka shkruar Shkëndija.

shkendije mujaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi