Megjithëse moratoriumi i gjuetisë është akoma në fuqi, dhe çdo kafshë e vrarë është veprim kriminal që dënohet nga ligji, gjuetia e paligjshme vijon të mbetet shqetësim. 

Një shkabë e plagosur me armë zjarri është gjetur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë nga dy të rinj. Shkaba ka plagë me armë zjarri dhe është tepër e dëmtuar në njërin krah. 

Në këmbë ka dy etiketa metalike, në njërën prej të cilave lexohet “HAHN MUSEUM” dhe në tjetrën numri dhe “Beograd”.

[gallery]20203[/gallery]
Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri njerëz dhe gjuetarë të papërgjegjshëm gjuajnë mbi shpendët dhe kafshët e mbrojtura dhe të rralla.