Vrasja në Itali, emrat e shqiptarëve të përfshirë në masakrën e Frosinones! 23 vjeçari rrëfen: Më sulmuan, qëllova për vetëmbrojtje

Vrasja në Itali, emrat e shqiptarëve të përfshirë në masakrën e Frosinones! 23 vjeçari rrëfen: Më sulmuan, qëllova për vetëmbrojtje

Mikea Zaka dhe lokali ku ndodhi vrasja në Frosinone të Italisë, 9 mars 2024

1710102689_mikeazaka.jpg

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 23-vjeçarit Mikea Zeka, i cili mbrëmjen e djeshme, vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Kasem Kasmi dhe plagosi tre të tjerë. Zeka thotë se ai është sulmuar teksa ka qenë në bar me miqtë e tij ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. 

“Më sulmuan, duhej të mbroja veten”, ka thënë ai mes të tjerash.

Si ndodhi përplasja dhe emrat e shqiptarëve
Tashmë policia ka nisur të plotësojë pazëllin për ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në Itali. Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën 'Aldo Moro' me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë. Në një rast policia i kishte gjetur 20 mijë euro dhe cash dhe dyshohet se ai ishte arkëtari i një bande.

Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Të tjerët plagosen: njëri përfundon në spitalin Umberto I dhe gjëndja e tij shëndetësore është shumë i rëndë, një në San Camillo, i fundit në Spaziani në Frosinone ku I nënshtrohet operacionit pasi plumbi I ka thyer këmbën.

Shkaku? Gratë dhe droga

Çfarë kanë thënë mes njëri tjetrit dhe përse Mikea qëlloi?  Sipas shqiptarëve që jetojnë në Frosinone: Në mes është një grua që në fillim ishte me Kasemin e tani me Zeka. Disa thonë se bëhet fjalë për një lidhje romantike, të tjerë flasin për prostitucion. Vetë Zeka nuk ka folur shumë para hetuesve ku u paraqit pas orës 23:00 të së shtunës i shoqëruar nga avokati I tij Marco Maietta.

Policia kishte shkuar në banesë për ta kërkuar, më pas ai ishte dorëzuar. Ai tregon se kanë qenë vëllezërit Ervin e Kasem që e kanë sulmuar dhe më pas ai ka qëlluar vetëm për tu mbrojtur. Pistoletën e ka hedhur ng aura në lumin Cosa në rrugën Verdi, policia ende nuk e ka gjetur.

Arrestimi për vrasje dhe tentativë për vrasje të trefishtë

Mikea Zeka është arrestuar për akuzën e vrasjes dhe vrasje të trefishtë të mbetur në tentative. Dje festoi ditëlindjen e tij të 23-të. Për disa vite ai ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone. Policia po punon për të zbardhur dhe rolin e dy shqiptarëve të tjerë që ndodheshin me të.

Vrasje sentimentale?

Prokurori i Frosinones, Antonio Guerriero ka bërë të qartë se nuk e beson pistën e vrasjes për motive sentimentale që ka treguar autori Zeka.  

Sipas hetuesve të shtënat kanë ndodhur pas sherrit që ka të bëjë me kontrollin e shpërndarjes së drogës apo prostitucionit.

Dua të qetësoj qytetaërt e Frosinones, se vrasësi është kapur. Hetimet nuk kanë përfunduar por janë vetëm në fillim për të rindërtuar atë që fshiht pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë dhe të përgjakshme ku përfshihen dy grupe kriminale’ ka thënë prokurori pasi u largua nga prefektura e Frosinones, ku u mblodh paraditen e sotme Komiteti për Rendin dhe Sigurinë Publike

Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç vjeç, njihej në zonë me pseudonimin Carletto, shkruan Repubblica.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, momenti kur 27 vjeçari vritet në lokal, plagosen 3 të tjerë! Shkak droga e prostitucioni (EMRAT)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë