VIDEO/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, momenti kur 27 vjeçari vritet në lokal, plagosen 3 të tjerë! Shkak droga e prostitucioni (EMRAT)

ITALI- Janë publikuar pamjet përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e 9 marsit 2024 në qendër të Frosinones në Itali, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre shqiptarë të tjerë.

Në video shihen klientët e lokalit të terrorizuar duke vrapuar ndërsa vetëm një fasadë xhami i ndan nga ambienti i jashtëm ku u qëllua për vdekje 27-vjeçari shqiptar Kasem Kasmi nga 23-vjeçari Mikea Zeka, i cili është arrestuar. Lokali ka qenë pothuajse plot, mes tyre edhe një grua me 2 fëmijë të vegjël në karrocë vrapon të largohet. Në momentin e të shtënave disa klientë të tmerruar futen poshtë tavolinave

Si ndodhi ngjarja?

 Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën 'Aldo Moro' me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. 

Mendohet se personi që ka qëlluar ka mbërritur në vendngjarje me një makinë. Ndërsa pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë

Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zeka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. 

Pistat e hetimit

Viktima Kasem Kasmi, njihej në zonë me pseudonimin Carletto. Kurse autori për disa vite ai ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23 vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë.

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me Via Aldo Moro, atë të Shake Bar. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe në pas me Zakën.

1710067943_kasmi.JPG

Foto: Mikea Zeka dhe lokali ku ndodhi vrasja në Frosinone të Italisë, 9 mars 2024

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes mes bandave shqiptare në Itali, momenti kur 23-vjeçari hap zjarr në lokal, klientët të terrorizuar

1710083053_italia.JPG

Janë bërë publike pamjet e përplasjes me armë të bandave shqiptare në Itali, ku qëllohet për vdekje 27-vjeçari shqiptar Kasem Kasmi . Ai u vra me armë zjarri nga një shqiptar tjetër, Mikea Zeka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Aldo Moro" në lokalin "Shake".

Siç duket edhe nga pamjet e brendshme të lokalit të marra nga kamerat e sigurisë, ambienti ka qenë mjaft i populluar me njerëz të moshave të ndryshme, të cilët terrorizohen në momentin e të shtënave. Aty duket edhe një grua më fëmijët e saj në karrocë e cila futet brenda me shpejtësi për shkak të të shtënave.

Ndërkohë që vrasja ndodhi jashtë, aty ku në një prej tavolinave ishte ulur viktima Kasem Kasmi, bashkë me tre shqiptarë të tjerë që mbetën të plagosur. Njëri pej tyre duket edhe nga pamjet i plagosur në këmbë. 

 

Ora 15:15
Vrasja në Itali, emrat e shqiptarëve të përfshirë në masakrën e Frosinones! 23 vjeçari rrëfen: Më sulmuan, qëllova për vetëmbrojtje

1710102689_mikeazaka.jpg

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 23-vjeçarit Mikea Zeka, i cili mbrëmjen e djeshme, vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Kasem Kasmi dhe plagosi tre të tjerë. Zeka thotë se ai është sulmuar teksa ka qenë në bar me miqtë e tij ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. 

“Më sulmuan, duhej të mbroja veten”, ka thënë ai mes të tjerash.

Si ndodhi përplasja dhe emrat e shqiptarëve
Tashmë policia ka nisur të plotësojë pazëllin për ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në ItaliMikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën 'Aldo Moro' me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë. Në një rast policia i kishte gjetur 20 mijë euro dhe cash dhe dyshohet se ai ishte arkëtari i një bande.

Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Të tjerët plagosen: njëri përfundon në spitalin Umberto I dhe gjëndja e tij shëndetësore është shumë i rëndë, një në San Camillo, i fundit në Spaziani në Frosinone ku I nënshtrohet operacionit pasi plumbi I ka thyer këmbën.

Shkaku? Gratë dhe droga

Çfarë kanë thënë mes njëri tjetrit dhe përse Mikea qëlloi?  Sipas shqiptarëve që jetojnë në Frosinone: Në mes është një grua që në fillim ishte me Kasemin e tani me Zeka. Disa thonë se bëhet fjalë për një lidhje romantike, të tjerë flasin për prostitucion. Vetë Zeka nuk ka folur shumë para hetuesve ku u paraqit pas orës 23:00 të së shtunës i shoqëruar nga avokati I tij Marco Maietta.

Policia kishte shkuar në banesë për ta kërkuar, më pas ai ishte dorëzuar. Ai tregon se kanë qenë vëllezërit Ervin e Kasem që e kanë sulmuar dhe më pas ai ka qëlluar vetëm për tu mbrojtur. Pistoletën e ka hedhur ng aura në lumin Cosa në rrugën Verdi, policia ende nuk e ka gjetur.

Arrestimi për vrasje dhe tentativë për vrasje të trefishtë

Mikea Zeka është arrestuar për akuzën e vrasjes dhe vrasje të trefishtë të mbetur në tentative. Dje festoi ditëlindjen e tij të 23-të. Për disa vite ai ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone. Policia po punon për të zbardhur dhe rolin e dy shqiptarëve të tjerë që ndodheshin me të.

Vrasje sentimentale?

Prokurori i Frosinones, Antonio Guerriero ka bërë të qartë se nuk e beson pistën e vrasjes për motive sentimentale që ka treguar autori Zeka.  

Sipas hetuesve të shtënat kanë ndodhur pas sherrit që ka të bëjë me kontrollin e shpërndarjes së drogës apo prostitucionit.

Dua të qetësoj qytetaërt e Frosinones, se vrasësi është kapur. Hetimet nuk kanë përfunduar por janë vetëm në fillim për të rindërtuar atë që fshiht pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë dhe të përgjakshme ku përfshihen dy grupe kriminale’ ka thënë prokurori pasi u largua nga prefektura e Frosinones, ku u mblodh paraditen e sotme Komiteti për Rendin dhe Sigurinë Publike

Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç vjeç, njihej në zonë me pseudonimin Carletto, shkruan Repubblica.

Ora 11:40
Del FOTO, kush është 23-vjeçari që vrau shqiptarin në Itali pas përplasjes mes bandave! I kapur dy herë me drogë, arkëtar i një bande (EMRAT)

1710067495_kasmi.JPG

Kasen Kasmi, 27 vjeç, është shqiptari që mbeti i vrarë nga përplasja e bandave rivale shqiptare në Itali. Mediat e huaja kanë publikuar emrin e tij, si edhe të 23-vjeçarit shqiptar që u arrestua. Në pranga ka rënë Mikea Zeka, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë drejt bandës rivale, ku u vra Kasmi dhe 3  të tjerë mbetën të plagosur.  Zeka ka precedentë të penalë pasi vitin e fundit është ndaluar dy herë për një drogë, madje në një rast i kanë gjetur 20 mijë euro para cash dhe për këtë arsyej dyshohet se se ai është arkëtar i një bande.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 10/03/2024 23:17

    Po cfare banda jan keta barbonat qe vriten per 1000€ e per baxhella , keta jan banda budallenjsh dhe pikë.

    Përgjigju
  • E verteta: 10/03/2024 14:18

    Nuk e vrau vetem 23 vjecari por e vrau edhe lirshmeria me te cilen ekspozohen parate e krimit ne shqiperi. Kjo po nxit dhe rrit dhunen dhe vrasjet jo vetem jashte por edhe ne shqiperi.23 vjec fluturon me idene se do paguajne dhe do i shpetoje burgut te gjate dhe plumbave te hasmit kur te dale. Faktet tregojne se nuk ndodh keshtu. Ky e mbylli jeten,por mjere ata qe e rriten dhe viktima. Ndaloni parane e piset qe hyn dhe qarkullon lirshem be shqiperi se do kthehemi ne ekuadorin e ballkanit me killera 15 vjecare.

    Përgjigju
    • Nastradini: 10/03/2024 19:49

      O esht prish Shqiptarlliku ne gjenese o Patriot. Lek shohim te gjithe por sna merr mend. Por mire qe vrasin njeri tjetrin se sna ka borxh Italia qe na ka hap dyert

  • Turi: 10/03/2024 11:53

    Kur te te mbyllet dera me celes do ta kuptosh se cfare ke ber o lumadh pa tru , tjetrit i more jeten dhe vete do kalbesh ne burgun e Frosinones qe te siguroj eshte burg shume i keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë