Policia e Elbasanit ka arrestuar 36-vjeçarin I.D, pasi ai është bërë shkak i një aksidenti ditën e djeshme në rrugën 'Zogu i Parë' të Elbasanit.
sipas policisë 36-vjeçari po lëvizte me mjetin e tij tip 'Ford' ku më pas ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur pasagjerët e dy mjeteve ndërsa shkaktari i aksidentit I.D ka kundërshtuar edhe policinë për të bërë testin e alkoolit.
Ndërkohë po në Elbasan policia ka arrestuar 32-vjeçarin F.D banues në fshatin Mengël, pasi ai ishte dënuar më parë me 40 ditë burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.