Policia e Dibrës ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet se në 2021 ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjeri.
Në polici 54-vjeçari ka deklaruar se makinën e drejtonte viktima dhe jo ai.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit B.M., 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.
54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari. Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.’- njofton policia.