LUSHNJË- Një 38-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi ka shkaktuar një zjarr nga pakujdesia që më pas shkaktoi djegien e një stani dhe 4 mijë dengjeve të barit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 tetori, ku 38-vjeçari B. M., ka qenë duke punuar tokën me një motokorrëse, e cila ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr duke djegur stanin dhe barin që ishin brenda tij në pronësi të një fqinji.
Po ashtu, është vënë në hetim një 38-vjeçare, M.L., e cila se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Komente

