TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka apeluar vendimin për mbylljen e dosjes CEZ, që u mor nga gjyqtari Lazër Sallaku në datë 24 janar të këtij viti. Kuvendi i përfaqësuar nga Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së, depozitoi ankimimin.
"Ndryshe nga sa rezultoi gjatë shqyrtimit gjyqësor ku u provua se nga e prokurorëve nuk janë pyetur persona të cilëve u atribuohet vepra penale. Mos vlerësimi i këtyre konstatimeve nga gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor çoi gjykatën në vendimin e datës 24 janar 2020.
Kuvendi i kërkon gjykatës së Apelit të kthejë cështjen në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të kryer veprimet hetimore të shpjeguara në këtë ankim të cilat janë të domosdoshme për të arritur në një konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale të kallëzuara nga Kuvendi dhe autorët e tyre" thuhet në ankim.
Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit, shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.
Ankimimi nga Kuvendi për dosjen CEZ
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 806
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe
20 Korrik, 15:05
-
Pr.ligji i policisë së Shtetit, diskutim me debat te ‘Siguria’! Balla: Përmirëson organizimin e policisë! Metaliaj: Siguria në nivel 0! Ministri: Mos hidhni baltë
19 Korrik, 09:29
-
Fushata 'Bashkohu me Policinë' në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
18 Korrik, 16:06
-
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
17 Korrik, 09:57
-
Balla kritika opozitës për sjelljen ndaj Dumanit në parlament: Halli i një pjese ka zënë grykën e të gjithëve! Shpresa për t'ju çliruar nga makthi, zero
15 Korrik, 20:33
-
Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian: Janë goditur 61 grupe kriminale, me EUROPOL 16 skuadra të përbashkëta hetimore
10 Korrik, 15:45
-
Shqipëri-Kosovë, pika të përbashkëta kontrolli në Qafë Morinë
8 Korrik, 15:28
-
Siguria në qarkullim përgjatë Tunelit të Llogarasë, ministri Balla inspekton masat: Monitorim 24/7 nga Policia e TNT dhe radarë për shpejtësinë
7 Korrik, 16:31
-
Balla me Policinë Kufitare në Vlorë: Të garantojmë sigurinë e pushuesve, mos toleroni asnjë drejtues që shkel kordonin e sigurisë në plazhe
7 Korrik, 12:35
-
Krijohet Trupa e Ndërhyrjes Teknike, Balla nga Vlora: Presim rritje të numrit të turistëve, shtojmë masat për të garantuar sezonin turistik
6 Korrik, 16:29
-
Balla pret ministren e Drejtësisë së Rumanisë: Marrim eksperiencë mbi forcimin e zyrës së aseteve me burim krimin
4 Korrik, 19:41
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
Zoti Tao, e ke shenuar gabim daten e vendimit te gjykates, te “Objekti i Ankimit”... Ti zakonisht nuk ben gabime te tilla, por do jete gabim i atij qe ta ka shkruajtur. BUF kënete...
Përgjigju