Shkarkimet, Basha-Ramës: Thuaje
troç, do heqësh nga puna të LSI-së

Shkarkimet, Basha-Ramës: Thuaje<br />troç, do heqësh nga puna të LSI-së
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka marrë në mbrojtje LSI-në nga foltorja e Kuvendit, pas paralajmërimit të Edi Ramës se do ketë shkurtime në administratë. Basha i kërkoi Ramës ta thotë troç se paralajmëroi heqjen nga puna të njerëzve të LSI-së. Kreu i PD pranoi se kur u zgjodh kryetar Bashkie në 2011, shkarkoi nga Bashkia socialistët e punësuar të cilët Basha i cilësoi maxhordomët e Ramës. 

"Thuaj që unë do të heq njerëzit e LSI-së. Se këtë ke bërë. Mua më dhimbsen paratë e shqiptarëve. Ata maxhordomët e tu unë i hoqa nga puna. Sigurisht nuk më erdhi mirë, se ishin familjarë por ato para shkuan për shërbime. Dhe kjo është ajo që na ndan. Taksa të ulta dhe para për investimet për qytetarët bënë të mundur ndërtimin e rrugës që flet sikur ecën mbi gomar, e në fakt ecën mbi një autostradë. Si dhjetëra të tjera që u ndërtuan nga këto politika. Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIri, dhe s’ke nga të shkosh. Është raporti më i zi që nga viti 2001”, tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!