TIRANË – Largimet nga puna që prej majit 2011 në administratën e bashkisë së Tiranës janë bërë mollë sherri mes këshilltarëve socialistë dhe kryebashkiakut Lulzim Basha. Bazuar në materialet e publikuar edhe në gazetën Shqiptarja.com, kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi deklaroi se ajo që po ndodh është e pafalshme.
“S’ka ndodhur kurrë që brenda 6 muajve, të largohen nga puna 350 vetë. Dhe mbi të gjitha, pa asnjë motivacion”, tha Dalipi sot në mbrëmje.
Këto largime, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka justifikuar me punën e dobët që, sipas tij bënin këta punonjës në shërbim të qytetarëve.
“ Ndryshe nga ju, që bashkinë e shikoni si pronë tuajën, ne e kemin kthyer atë në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Ndaj dhe kriteri i vetëm i punës këtu është ky shërbim. Shkarkimet nga puna janë bërë në bazë të ligjit dhe performancës së tyre në shërbim të qytetarëve’, tha kryebashkiaku.
UJËSJELLËSIKryebashkiaku Lulzim Basha i ka propozuar Këshillit marrjen në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë.
Edhe lidhur me këtë kërkesë ka patur debate mes këshilltarit të majtë Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakut, Lulzim Basha. Dalipi ka ngritur problemin e faturave të ujit dhe energjisë ku shumë qytetarë ankohen se faturohen më shumë sec paguajnë, duke i kërkuar kryebashkiakut transparencë në këtë proces.
“Me thënë të drejtën kam takuar shumë qytetarë të ndëshkuar, të papunë e invalidë të cilët ishin faturuar më shumë se sa kanë paguar... Ju zoti Basha keni ngritur zërin për cmimin e portokalleve, por jo për faturat që ju shkojnë qytetarëve në shtëpi. Një administratë e përgjegjshme do nxirrte përgjegjës, madje do vinte edhe njerëz para drejtësisë”, ka deklaruar ai.
Kryebashkiaku Basha i ka cilësuar akuzat e Dalipit demagogji.
"Brenda datës 5 mars të gjitha familjet e faturuara më tepër nga ujësjellësi do faturohen më pak në muajin pasardhës, pra do t’ju zbritet shuma e paguar më tepër në muajin paraardhës. Për problemet imagjinare të mos harxhojmë kohën, pasi asnjë intrigë politike nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time”, tha Basha.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
39.9%
-
JO
48.9%
-
NUK E DI
11.2%
Vota total: 807
Lajme të tjera
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars, 10:26
-
Berisha u ka futur tmerrin demokratëve, e mbajnë lider 80 vjeç e ‘non grata’
24 Mars, 10:20
-
'Ti Shqipëri më jep nder', prezantohen fanellat e reja të Kombëtares
24 Mars, 10:16
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59