TIRANE- Ish-kryeparlamentarja, Jozefina toplalli dhe kreu aktul i Parlamentit, Ilir Meta  replikuan dje në lidhje me pretendimet e topallit për shkarkime të punonjësve të administratës së instutucionit ligjvënës.  “Sot (dje) ëshë 23 vjetori i themelimit të PD-së, një ndër ngjarjet madhore që ka ndryshuar tërësisht zhvillimin e Shqipërisë. Janë hequr një numër i pafund grash, zonjash, vajzash e djemsh. 65-68 persona janë në listë pritjeje nga një administratë që ka 280 persona gjithsej,” tha Topalli, duke theksuar se gjatë këtyre viteve janë harxhuar para, që kjo administratë të kualifikohet dhe të forcohet. Në përgjigje të deklaratave Topallit përsa i përket largimeve nga administrata e Kuvendit, Meta shprehu gatishmërinë për të bërë transparencë mbi ristrukturimin e administratës së Kuvendit qoftë nëpërmjet një interpelance,apo nëpërmjet ngritjes së një komisioni hetimor.

“Këto informacione që ju i keni unë nuk i kam. Për shkak të serioziteti të kësaj çështjeje, që nuk duhet të përzihet me festën e PD-së, edhe pse nuk kam detyrë të bëj interpelancë jam gati që në çdo kohë që ju e kërkoni të bëj një interpelancë për problemet e reformës që po bëhet edhe në administratën e Kuvendit të Shiqpërisë, për çdo emërim, për çdo vendim gjyqi dhe për çdo konkurs që do të bëhet në përputhje dhe në respekt të ligjeve dhe rregulave në Shqipëri. Herën tjetër sa të marr informacionin jam gati të përgjigjem. Ngremë një komision hetimor parlamentar që të shikojë si është zbatuar dhe si po zbatohet ligji, sepse unë nuk e di që Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të heqë punonjës të administratës së Kuvendit. Të shohim si është zbatuar ligji dhe të marrim masa për cdo rast kur nuk është zbatuar ligji”, tha ai.

Hetim Kuvendit
Deputetja e PS-së Arta Dade njëkohësisht kryetare e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade tha dje se Kuvendi duhet të ngrerë edhe një komision hetimor parlamentar, i cili duhet që të hetojë të gjitha shpenzimet e Kuvendit gjatë 8 viteve të kaluara, kur ky institucion drejtohej nga ish kryeparlamentarja,Jozefina Topalli. "E mbështes propozimin tuaj për një komision hetimor, që përveç çështjes në fjalë kam një tjetër shqetësim. Për vërejtjet që janë bërë nga KE për shpenzimet në Parlament dhe nga ky komision të bëhet një hetim i thellë për shpenzimet e Parlamentit në 8 vite", tha Dade.

Doda: Ministri Bushati të propozojë  edhe gra për ambasadore
Deputetja e PD, njëherësh dhe kryetare e Aleancës së Grave deputete, Mesila Doda gjatë fjalës së saj dje në Parlament i kërkoi ministrit të Jashtëm që të respektojë kuotën gjinore lidhur me propozimet që ka bërë për kandidatët për ambasadorë. Ajo këkroi që mes emrave të jenë të përfshira edhe kandidate femra. “Ministri i Jashtëm ka sjellë kandidaturat për ambasadorë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë. Dua t`iu njoftojë se janë në limitet e respektimit të kuotës gjinore, ndaj presim që të gjitha kandidaturat e tjera duhet të vijnë në respketim të kuotës gjinore. Pra në gjashtë kandidatura duhet të ketë një grua përndryshe Aleanca e Grave do të ndërmarrë të gjitha masat që të respektohet kjo kuotë”, tha deputetja e PD, Mesila Doda.
 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)