Shkarkimet, Rama: Kyça gojën
kur LSI pushonte gratë socialiste

Shkarkimet, Rama: Kyça gojën<br />kur LSI pushonte gratë socialiste
I pranishëm sot në Berat në çeljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka folur rreth shkarkimeve në administratë duke shtuar akuzat ndaj LSI-së.

Ai u shpreh se nëna me fëmijë janë hequr nga puna vetëm se nuk kanë pranuar të marrin teserat e partisë.

“Unë jam dëshmitar dhe kam kyçur gojën kur gratë socialiste hiqeshin nga puna nga partnerët tanë në koalicion, që i shantazhonin për të ndërruar parti.

Kam kyçur gojën për hir të reformave të mëdha. Nëna me fëmijë që punonin si sanitare hiqen nga puna sepse nuk pranojnë të marrin pjesë në teserën e partisë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu.

Kjo nuk është çështja e një partie, por e një sistemi
”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja