Shkarkimet te 'Eksperimentali' e rritja e pagave në Teatrin Kombëtar, Margariti: Jo afate, qeveria përballë krizës! Do rishikojmë kontratat

TIRANË- Data 31 gusht, ishte afati i fundit, që disa artistë të Teatrit Kombëtar i lanë kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Kulturës Elva Margaritit për rishikimin e pagave të tyre. Në përgjigje të kërkesës së tyre të parashtruar në letër në 18 korrik të këtij viti, ministrja ka zhvilluar deri më tani një takim me përfaqësues të Sindikatës së Artistëve, dhe shpjegon se ç‘pritet të ndodhë më tej.

“Çdo dy javë secili prej drejtuesve të institucionit, bën takime të dedikuara në Ministrinë e Kulturës dhe e dimë që kjo ëhstë një problematik e përbashkët. Patjetër do ta çojmë përpara dhe do të kërkojmë që të jetë e mirëadresuar dhe në kohën e duhur. Sot Qeveria shqiptare po punon fort që të përballet me krizën energjitike dhe nuk mund të nisemi thjesht nga egoja personale, ku çdokush prej nesh, qoftë drejtues  institucioni a punonjës i thjeshtë i administratës apo artistë institucioni, vepron duke vendosur afate përpara një shtëpie të madhe që është qeveria shqiptare”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ndërsa sa i përket situatës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku artistë si Ermira Hysa, Ardiana Tolka, Endri Çela e të tjerë, janë lënë të paangazhuar thuajse gjatë gjithë mandatit si drejtor të regjisorit Altin Basha, vetë artistët i kanë bërë me dije situatën Ministrisë së Kulturës në krye të këtij viti.

“Si Teatri Eksperimental, ashtu edhe Teatri Kombëtar, mendoj se kanë nevojë që angazhimi i artistëve të fillojë të ketë format e duhura jo vetëm të një page të administratës po edhe për përfshirje në projekte. Janë aktorët ata që mund të jenë të angazhuar edhe në më shumë projekte edhe jashtë institucioneve, Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, kështu që ka qenë një kërkesë të cilën e kemi shtruar me të dy drejtorët për të parë me sa më shumë efikasitet këtë elementin e kontratës së përhershme brenda një institucioni, besoj lidhet edhe me zhanrin e këtij institucioni”, shprehet më tej Margariti.

Pas largimit të mëhershëm të Mateo Dervishajt, gjatë këtyre ditëve Hysa është pushuar nga puna, ndërsa të tjerë aktorë e kanë të paqartë situatën e tyre.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër