Shkarkimi, Cefa dhe Lelçaj të 
KLD-së thirren sërish në Kuvend

Shkarkimi, Cefa dhe Lelçaj të <br />KLD-së thirren sërish në Kuvend
Komisioni Hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka shqyrtuar dokumentacionin e depozituar nga ana e KLD-së si edhe nga ana e Shkollës së Magjistraturës. Në fjalën e tij, kryetari i komisionit hetimor, Armando Subashi i bëri sërish apel opozitës që të jetë e pranishme në mbledhjet e komisionit.

Më tej ai theksoi se mbledhjen e ardhshme në komision do të thirren për tu dëgjuar dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të cilat janë edhe nën hetimin nga parlamenti. Por pavarëisht se mbledhja zgjati pak çaste, sërish përplasja në distancë ndërmjet mazhorancës dhe KLD-së nuk mungoi. Kryetari i komisionit theksoi se një pjesë e dokumentacioni e dërguar në Kuvend kishte qenë e paplotë gjë e cila solli edhe reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Zëdhënësi i KLD-së, Elis Kuçi theksoi se i gjithë dokumentacioni i depozituar në Komisionin Hetimor është i plotë dhe konform kërkesave të vetë anëtarëve. Sipas tij, mos gjetja e letrave nga ana e anëtarëve të KLD-së ka ndodhur përshkak se ata nuk kanë mundur që të lexojnë të gjithë materialin voluminoz të depozitar.

“Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konfirmon edhe njëherë se i ka vënë në dispozicion çdo dokument që ka kërkuar Komisioni Hetimor, pavarësisht rezervave që ai ka për kushtetutshmërinë e këtij Komisioni. Në bindjen e tij, ky pretendim është rrjedhojë e leximit të pathelluar të materialit voluminoz. Gjithsesi ai mbetet i gatshëm të orientojë komisionin për çdo paqartësi që mund të ketë” tha Elis Kuçi zëdhënës i KLD-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?