Shkarkimi i 131 gardianëve, Naço: 
Kishin futur dorën te xhepi i shtetit

TIRANË- Gjatë konferencës të organizuar paraditen e sotme për 15 vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, ministri i Drejtësisë u ndal edhe për shkarkimin e 131 punonjësve të burgjeve të cilët rezultonin debitorë ndaj OSHEE, duke thënë se ata kanë futur dorën në xhepin e shtetit.


Gjatë konferencës, Nasip Naco i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në parlament duke hartuar ligje dhe, nga ana tjetër e siguroi opozitën se, raste të pakëndshme nuk kanë për të ndodhur si me deputetin Stazimiri.


Të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga avokatura e shtetit ishin, Fatmir Xhafa, kryetar i komisionit të ligjeve, Bashkim Dedja, kryetar i gjykatës kushtetuese dhe Xhezair Zaganjori, kryetar i gjykatës së lartë, ku theksuan vendosmërinë për reformimin e këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO