Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje publike për mediat e ka lidhur shkrimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me aferën e inceneratorëve. Berisha tha se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, atë të aferës së djegies, ka shkarkuar Ahmetajn, ndërsa këtë të fundit e ka cilësuar si strumbullar të kësaj afere.

‘Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e dëgjesave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.

Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë. Edi Rama është koka e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet. Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në ligjeratën, apologjinë që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro.’- tha Berisha.

Sali Berisha madje në fjalën e tij shtoi se ky është favorizimi që Rama po i bën Ahemtajt, pasi ai tashmë ka mundësi që të arratiset nga vendi. Berisha po ashtu paralajmëroi se do të zhvillojë protesta të fuqishme të cilat sipas tij nuk do ta lejojnë që të largohet.

‘Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet.’- tha Berisha.

Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar ministren për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt, shton Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Rama shkarkon Ahmetajn, Berisha: Të shkojë edhe mbrapa diellit, nuk ka shpëtim

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Ahmetaj në mënyrë që ai të ketë mundësi të largohet nga vendi. Ai u shpreh se edhe nëse ai shkon mbrapa diellit nuk do të ketë shpëtim. 

‘Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil.

Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.

Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.

Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.

E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje.’- tha Sali Berisha.