Rama shkarkon Ahmetajn, Balluku emërohet zv.kryeministre! Majlinda Dhuka në krye të negociatave me BE dhe Ministre Shteti, ikën Mazi

Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar Ballukun, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

'Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.'- njofton Rama.

Ndryshimet në Qeveri siç duket do të jenë dekretet e para që do të firmosë Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, i cili u betua vetëm dje. 

Arben Ahmetaj, në vitin 2009, u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Korçës. Në periudhën 2013-2016, ai mbajti postin e ministrit të  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shkurtit 2016 deri në janar 2019, ai mori në dori Ministrinë e shqiptarëve.  Prej dhjetorit 2019 mori rolin e ministrit të Shtetit për rindërtimin. Ndërsa ushtroi dhe funksionin e zëvendëskryeministrit. Ndërkohë që Belinda Balluku ka qenë prej vitit 2013 drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare e Lundrimit Ajror, ALBCONTROL. Balluku ka qenë pjesë aktive në kohën kur Edi Rama drejtonte  Bashkinë e Tiranë.Postin e rëndësishëm, drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  ajo e mori në janar të vitit 2019.

Kush është Majlinda Dhuka, ministrja e re e Shtetit dhe kryenegociatore me BE-në

Majlinda Dhuka me profesion juriste, ka një eksperience mbi 20-vjecare në sektorin publik, e angazhuar edhe si lektore ne universitete. Ajo ka eksperience në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, bashkëpunimin për zhvillim etj Dhuka  ka qenë gjithmonë e angazhuar në kryeministri. Më herët ajo ka mbajtur  postin e Drejtores për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri, ka pasur mundësi të sigurojë asistencë financiare për një sërë projektesh strategjike në Shqipëri nga BE, duke njohur mirë aspektin e bashkëpunimit me BE. Shqipëria gjatë vitit 2016-2017 ka qenë mjaft aktive, ka aplikuar për projekte dhe ka përfituar rreth 11 projekte ose 49 milionë euro deri tani. 49 mln euro janë kontributi grant i BE për projektet e Shqipërisë.. Majlinda Dhuka është juriste, me një eksperience rreth 20 vjecare ne sektorin publik dhe ne angazhimin si lektore ne universitete. Ajo ka eksperience ne çështje te zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, ngritje dhe rritje organizative, bashkëpunimin për zhvillim etj. Belinda Balluku ka qenë prej vitit 2013 drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare e Lundrimit Ajror, ALBCONTROL. Balluku ka qenë pjesë aktive në kohën kur Edi Rama drejtonte  Bashkinë e Tiranë. Postin e rëndësishëm, drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  ajo e mori në janar të vitit 2019.

\

Propozimi i Kryeministrit Rama për shkarkimin e Arben Ahmetaj

Propozimi i Kryeministrit Rama për emërimin zv. Kryeministre të Belinda Ballukut

 

Propozimi i Kryeministrit Rama për emërimin ministre Shteti dhe Kryenegociatore të Majlinda Dhukës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Rama shkarkon Ahmetaj, Paloka: Nuk e ka problem të shesë këdo! Ishin të paprekshëm derisa u kthyen në të dëmshëm për ‘shefin’ e tyre

1651859664_edi.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka komentuar shkarkimin e zv. ministrit Ahmetaj nga Rama.

Në një postim në Facebook, Paloka ka shkruar se nuk duhet të ketë entuziazëm për shkarkimin e Ahmetaj, apo edhe personazheve politik të cilët e ‘kanë pësuar’ në qeverinë Rama.

Paloka thotë se kjo është një taktikë e Ramës.

‘Po shoh qe ka nje “entuziazem” te cuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e Ahmetajt dhe mundesine qe ai te perfundoje ne SPAK . I njejti “entuziazem” qe u vu re dhe per Beqen pak dite me pare apo Gonxhen sot!

Do te doja dhe une te isha po kaq “entuziast” dhe do te isha ne se do te besoja se vertete drejtesia po vepron edhe ndaj pushtetareve ( ashtu sic mburret Rama poshte e larte). Po per fat te keq , nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se cfare po ndodh. Rama po e perdor drejtesine sot , per ti lare nga mekatet bashkepuntoret e tij edhe pse ndonjerit mund ti duhet te kaloje disa muaj pas hekurave per kete.

Qe Rama nuk e ka problem te shese kedo per interesa te tij, kjo nuk ka pike dyshimi. Edhe qe te gjithe ata pushtetare qe sot jane pas hekurave, jane aty me bekimin e Rames, nuk ka dyshim. Edhe keta qe po vizitojne SPAK-un keto dite, po e bejne po me bekimin e Rames. Po pikerisht ketu eshte dhe problemi.

Te gjithe keta personazhe , duke filluar nga Tahiri, nuk kane bere gje tjeter vecse kane zbatuar urdherat e porosite e Rames. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se jane te paprekshem. Kete “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike qe ju bente here pas here pavarsisht skandaleve te njepasnjeshme ku ata perfshiheshin. E ashtu kane qene , te paprekshem, deri ne momentin qe jane diskretituar aq shume sa nga te dobishem jane kthyer ne te demshem per shefin e tyre.

Ne ate moment Rama i ka shitur!

Skema e perdorur eshte e njejta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet qe mbanin, (megjithese jane vleresuar deri ne ate moment me superlativa “per punen e tyre” ) , pastaj mohoen e largohen edhe nga rradhet e “rilindjes” (pergjegjesia eshte personale…) e ne fund perfundojne ne banken e te akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Ne pamje te pare duket sikur Rama ka te drejte me deklaratat e tij : “Pergjegjesia eshte personale” ; “PS nuk mbron asnje perballe drejtesise” ; “Drejtesia e reformuar po vepron”. Po per fat te keq eshte krejt e kunderta.

Gjithshka te le te kuptosh qartazi se realizohet ne marreveshje treshe ( ose katershe , ne se llogarisim dhe disa diplomate te huaj).

Kur ushtaret e tij jane diskretituar plotesisht, Rama i therret dhe ju thote se nuk i mbron dot me se “ata” ( nderkombetaret) ja kane futur kembet ne nje kepuce. Mbase ju jep dhe mundesi zgjedhjeje; te pranojne perballjen me drejtesine sot (me mire ca muaj burg tani dhe te mbajne cdo gje qe kane vjedhur ) ose te presin te perballen me drejtesine kur ne pushtet te jete PD dhe mos te kene me Ramen per ti mbrojtur…

Sigurisht e gjithe kjo sic permenda me lart, realizohet vetem me marreveshje treshe ( ose katershe) , Rama-“viktima e rradhes”-drejtesia ”e reformuar”…

Prandaj dhe skema perseritet ne te njejten menyre .

Deri tani nuk ka dale asnje prej “viktimave” qe ta prish kete skeme, e te denoncoje faktin qe e dijne praktikisht te gjithe; qe kreu dhe pergjegjesi per gjitheshka ndodh ne kete vend eshte vetem nje, Edvin Rama. Sidoqofte koha do te tregoje.

Rama nuk ka llogaritur vetem dicka ; kush do ta “mbroje” ate kur ti vije dita te perballet me drejtesine …’- shkruan Paloka.               

Ora 14:48
Ndryshimet në Qeveri, Alibeaj: Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi

1657353871_Screenshot1.jpg

Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi. Kështu e ka konsideruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ndryshimet në qeveri.

“Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.  E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë. Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive.  Vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe para përgjegjësie penale të gjjthë ata që për vite me radhë u majmën në kurriz të shqiptarëve”, ka shkruar Alibeaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/07/2022 03:27

    Transparenca dhe motivacionet e ketyre ndryshimeve lene shume per te deshiruar.Justifimi se rindertimi u permbush,nuk me duket bindes,aq me teper qe nuk e dime nese ka apo jo akoma njerez jashte.Derisa te jete futur dhe njeriu i fundit,asgje nuk eshte permbyllur 100 %.Heqja e z.Mazi me duket e nxituar.Negociatat u hapen,por nuk kane perfunduar,znj.Dhuka mund t'i bashkohej z.Mazi dhe grupit te punes.Nuk po hyj ne hollesi pse,por u gabua ne kete rast.

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/07/2022 19:55

    Ja kush do furnizohet me Energjin e prodhuar në Shqipëri që edvin shqipfolësi thotë se do ket kriz shumë të madhe…? Zgjohuni shqiptarë e mos e pritni dimrin se përndryshe shkuam për lesh! Lejoninna më posht që të bindeni vet se kush qeveris dhe për Ken qeveris ky njeri i… ————- Mihajloviç: Grupi i përbashkët i punës së Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë për bashkëpunim në krizën energjetike dhe në projekte strategjike Sot Online sot ora 19:21 Mihajloviç: Grupi i përbashkët i punës së Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë për bashkëpunim në krizën energjetike dhe në projektet strategjike 1 Foto: Ministria e Minierave dhe Energjetikës Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Minierave dhe Energjisë Zorana Mihajloviç tha sot në Tiranë se ministrat nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pranuan iniciativën e Serbisë për të formuar një grup të përbashkët pune për bashkëpunim në krizën energjetike dhe për projektet strategjike. Ajo tha se për sigurinë energjetike të rajonit në kushte krize duhet solidaritet, lidhje dhe punë e përbashkët në projekte strategjike. “Të gjithë ne në rajon jemi nën presion të madh për të siguruar që gjithçka të jetë e mjaftueshme për dimër, por është e rëndësishme që, përveç zgjidhjes së problemeve aktuale të furnizimit, të diskutojmë edhe projektet strategjike dhe investimet e mundshme të përbashkëta, të cilat do të bëjnë të gjithë rajoni më i qëndrueshëm energjetik”. Ne duhet të punojmë në të dyja këto pista njëkohësisht. Ne të gjithë kemi disa avantazhe krahasuese, disavantazhe të caktuara dhe nevojën për të siguruar stabilitet afatgjatë të energjisë. Propozimi ynë ishte që të formohet një grup i përbashkët pune i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që do të merret me zgjidhjen e problemeve këtë dimër, si dhe bashkëpunimin e mundshëm për projekte të mëdha strategjike dhe më vjen mirë që ministrat e tjerë e pranuan këtë propozim”, tha Mihajloviq. i cili foli në një panel mbi sigurinë energjetike në takimin e Grupit të Zbutjes së Krizave të Nismës së Ballkanit të Hapur në Tiranë. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë arsye që të mos diskutohet jo vetëm për lidhjen e tregut, por edhe për balancimin e përbashkët, që nevojitet në të gjitha vendet e rajonit. “Shqipëria është shumë e varur nga BRE dhe në momentin që ka një problem me BRE-të, duhet të ketë energji bazë dhe kjo çështje është e rëndësishme si për Serbinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut”, tha Mihajlović. “Pres që nga java e ardhshme të fillojmë punën në kuadër të grupit të punës dhe të paraqesim propozime për investime të përbashkëta tek presidentët, pra kryeministrat e vendeve tona, qofshin ato për termocentrale diellore, termocentrale me erë, për balancimin e përbashkët, lidhjet e tregut, ndërlidhjet e gazit, apo ndoshta edhe depot nëntokësore të gazit. Ajo theksoi se nuk mjafton vetëm një vend të jetë i sigurt energjetik, por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jemi solidarë sepse askush nuk e di saktësisht se si do të jetë situata në dimër. “Serbia ka miratuar ligje të reja në fushën e energjisë, shumica e akteve nënligjore, është drejt fundit të hartimit të dokumenteve strategjike dhe ka një plan të ri investimi. Është në proces ndërtimi i interkonjeksionit të gazit me Bullgarinë, i cili do të mundësojë diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe ne planifikojmë të lidhemi me fqinjët e tjerë, në radhë të parë me Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë. Gjithashtu jemi të interesuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe lidhjes më të mirë me Shqipërinë, kur bëhet fjalë për terminalin e planifikuar të LNG-së, si dhe për lidhje më të mirë në rajon për sa i përket rrjetit të tensionit të lartë. Të gjitha këto ndërlidhje do të mundësojnë stabilitet më të madh energjetik jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin”, tha Mihajloviq. Paneli, në të cilin morën pjesë ministrat përkatës nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, diskutoi situatën aktuale në sektorin energjetik në të tre vendet, dhe mundësitë për të kontribuar në një stabilitet më të madh energjetik në rajon përmes bashkëpunimit më të ngushtë dhe përdorimit të avantazhet e çdo vendi.

    Përgjigju
  • ymeri: 25/07/2022 18:10

    KU E GJETE KETE SURRAT O RAMA ,,KETE DHUKEN,,,KJO ME DUKET SE KA FRIKE NGA HIJA E VET,,KJO DO NA FUSE NE EUROPE????,,,DYSHOJ.....

    Përgjigju
    • Arbërori: 25/07/2022 19:32

      Edvin Serbi ( tani më i konvertuar në serb) nuk e ka syrin tek perendimi, por tek Putini dhe Kina. Ky ështé dhe do mbetet tradhtar i pështirë i kombit…!!!

  • ARBËROR SËRBI: 25/07/2022 17:39

    O Arbëror Sërbi në radh të par mëso shqip pastaj komento. Nuk shkruhet pse ke konvertuar, po shkruhet pse je konvertuar në sërb siç je ti o analfabeti Arbëror që Edi Ramës ja kap me dor e e mer në goj e ty o sërbi Arbëror do të shijoj. Vazhdo ti e komento si Edi Paloqe o sërbi Arbëror katoqe i gjithi ÖOQE. Faleminderit për mirkuptimin maje në goj ktë timin.

    Përgjigju
    • Arbërori: 26/07/2022 09:28

      O shkja shqipfolës, e shofë se të ka kapluar tmerri nga stuhia që po vie…

    • Arbërori: 26/07/2022 08:36

      O shkja shqipfolës e shofë se të ka kam tmerri para nga stuhia që po vie…

  • Beni: 25/07/2022 17:33

    Iku mezi vjen kali

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/07/2022 17:23

    O Edvin shkjau shqipfolës tregoi këti populli pse ke konvertuar në Serb, o tradhtar i pështirë! Kot e ke kot se ndarje të Shqipëris me grekun dhe ndarje të Kosovës e serbin kurr nuk do ket …! Ia dhe grekut Butrintin për menagjim, në mënyrë kur të vie koha për pranim të Shqipëris në BE të del greku dhe e perdor veton kundër me pretendent se ”Butrinti ështé grek” me rishkrimin e historis së ”Re” që ti o tradhtar e ke filluar me ata historianet analfabet funkcional të bler me lek . Zgjohuni o shqiptarë Zgjohuni se vetëm një atdhe e kemi, e kjo ështé Shqipëria Natyrale…! (Ndjes për drejtshkrimin )

    Përgjigju
  • Greta: 25/07/2022 16:56

    Nga pretendimi per kthim ne qender energjie per europen po kthehemi ne qender erresire ne mes europes....hajde qeveri hajde

    Përgjigju
  • Ermal: 25/07/2022 16:51

    S.la me hajdute injorante Tigri pa cuar ne dogana e tatime.nja dy i keni ketu ne Kakavie se mir qe vjedhin dhe s,ngopen po spiunojn dhe koleget

    Përgjigju
  • Sara: 25/07/2022 16:09

    Duhet ngritur cmimi i energjise per ato qe kan kondicioner per cdo dhome per ngrohje e ftohje.Nuk mund ti nderpresesh energjin nje fukarai e pensionisti per lluksin ku jan zhytur mafiozet dhe kriminelet.Turp te kini,shtet i kalbur

    Përgjigju
  • edi: 25/07/2022 15:36

    Po Drejtorat e Ahmetajt ku do futen tani? Po si ka mundesi qe ka caktuar hajduter me cizme? dhe ku te meren me kredite ? hajde se ka vend Spaku plot!

    Përgjigju
  • Albi: 25/07/2022 15:18

    Eheee ikku Tigrinjo, jane nja dy drejtore ne institucione qe meren me kredi ne Ministrine e Financave, si do bejne tani qe u iku babi?! Po zullumet si do i mbulojne? Hajde se burgu burra do!

    Përgjigju
  • nuzi: 25/07/2022 14:05

    suksese ne kete detyre te re z.nj balluku shpresojme qe te jeni e duhura per kete post

    Përgjigju
  • Tani: 25/07/2022 14:01

    Suksese te gjitheve

    Përgjigju
  • Renis: 25/07/2022 14:00

    Ndryshime te tilla do kene shume ndikim pozitiv

    Përgjigju
    • Shqipëria: 25/07/2022 15:32

      Lumi ren@, nuk te përgjigjet dot pa ia shkruar Fuga pergjigjen copy paste,mos u lodh kot

    • Lumi Ren: 25/07/2022 14:35

      Po pse mendon ti qe do kene „shume ndikim pozitiv“? Apo se Ballukja ska diplome fare! Qe as shtepia e saj nuk di cka ber nga 1991-1997! Apo ti e ke fjalen qe shpetuam nga kryehajduti Ahmetaj? Ky te Rama-Fuga i conte leket ne darke ose maksimumi ne fund te muajit! Debil si ti i duhen administrates por jo shoqerise, bile ti nuk i duhesh as shtepis tende.

  • maida: 25/07/2022 13:59

    Te tilla ndryshime besoj se jane te duhura gjithmone z.rama keni marre vendime te duhura per vendin

    Përgjigju
  • Agron: 25/07/2022 12:51

    Si ka mundesi qe ne 2022 kemi ne qeveri nje mbese komunisti. Kot nuk thone qe paria e dikurshme na qeveris dhe sot. Per te mos unkeqkuptuar paria e dikurshme eshte ndare formalisht ne te djathte dhe te majte, por po te shikohen mbiemrat jane te njetat familje qe na qeverisin qe pas L2B.

    Përgjigju
    • Lui: 25/07/2022 14:44

      Mos u qaj Agron, se te pakten keta jane nje brez me larg. Kurse ne PD eshte ne krye direkt komunisti, ish sekretari i pare shoku Sali..

    • Dori: 25/07/2022 13:22

      Po ku ka me komunista sot o buf..kto jan gjith miliarder,shushunja qe thithin gjakun e ketij populli dhe shpejt do na lejn dhe ne erresire.Komunizmi te varte ne litar kush villte

  • Ismail: 25/07/2022 12:40

    Mendoj se te tilla ndryshime do te jene nje ndikim pozitiv ne vendin tone! Jemi te bindur qe zonjat do japin kontributin e tyre pozitiv!

    Përgjigju
  • Ilmi: 25/07/2022 12:39

    Suksese Ballukut dhe Dhukes! Jemi te bindur qe do kemi plot energji te reja dhe pune te mira !

    Përgjigju
  • Kolonel: 25/07/2022 12:34

    Me detyren e re te ballukut erdhi zjedhja dhe shpetimi nga kriza

    Përgjigju
  • Loku: 25/07/2022 12:22

    Mazi ishte sa diplomat, aq edhe teknik. U zuvendesua me nje figure politike si Balluku pa pervoje ne kete fushe. Te pakten ta mbajne Mazin diku se di shume.

    Përgjigju
  • Neritan: 25/07/2022 12:11

    Ne ndryshim per te miren e vendit , tani si vend kandidat per BE , ishin te nevojshme keto ndryshime pasi jane shtuar detyra te reja

    Përgjigju
  • Alban: 25/07/2022 12:10

    Suksese ne detyren e re , per hajer ishalla

    Përgjigju
  • Bardhi: 25/07/2022 12:08

    Suksese dy te zgjedhureve jam i sigurt se z Rama e ka menduar me se miri kete ndryshim dhe do te jete per me te miren e qeverise

    Përgjigju
  • Sabie: 25/07/2022 12:08

    Z.KM merr vendime te drejta dhe te duhura

    Përgjigju
  • Anja: 25/07/2022 12:07

    Urimet me te sinqerta znj Balluku ne kete detyre te re dhe pergezime z Rama qe po sillni perditesime per qeverine gjithmone

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/07/2022 12:02

    100 mijë herë ma mirë se Erjon Veliaj. E meriton të jetë Kryeministre. Ka dëshmuar që kur e nisë një punë e ke të kryer me të. Ka prezencë, elokuence dhe aftësi. Po të fitonte opozita nesër, unë prapë se prapë do ta mbaja të paktën në postin e Minitres së Transportit dhe Infrastrukturës.

    Përgjigju
  • Siar: 25/07/2022 11:51

    Shume suksese Ballukut dhe sigurisht qe kryeministri yne e di kush eshte me e mira!!!

    Përgjigju
  • Ani: 25/07/2022 11:50

    Urime zonjes Balluku ne pozicionin e ri qe ka marr,kryeministri yne merr vendimet me te drejta per ecurin e vendit tone!

    Përgjigju
  • indrit: 25/07/2022 11:50

    suksese ne pozicionet e reja te punes

    Përgjigju
  • silva: 25/07/2022 11:49

    i urojme pune te mbare

    Përgjigju
  • Alb: 25/07/2022 11:44

    Sa për të qeshur më vjen me këta lëpirësit që komentojnë këtu. Ose më mirë, lëpirësi. Sepse duket qartë që është i njëjti person ai që i thurr lavde Ramës. O legen, çfarë mendon, se nuk e kuptojnë lexuesit? Je bërë lolo me këto komentet.

    Përgjigju
    • Fuga: 25/07/2022 20:45

      Eshte i njejti person qe shkruan. Ka para baba Karlo per keto gjera.

  • Miri: 25/07/2022 11:28

    Urime per postin e ri ballukut, sa per ndryshimet e tjera rama e di mir cben edhe merr vendimet e duhura

    Përgjigju
  • Livia: 25/07/2022 11:27

    Urime per zonjen balluku dhe per postin e ri qe fitoi. Ka ber nje pun shum te mire e ka merituar.

    Përgjigju
  • ana: 25/07/2022 11:26

    Ahmetaj ka bere nje pune te shkelqyer me rindertimin dhe e pergezojme per kete gje

    Përgjigju
  • blerta: 25/07/2022 11:26

    Besoj se eshte nje zgjedhje e miremenduar nga ana e zotit Rama

    Përgjigju
  • Miku: 25/07/2022 11:23

    Si qytetar do te doja te di arsyet, ku deshtoi, cfare nuk eci. "Punove shume mire por rrofsh, ciao" nuk mjafton per nje minister aq te rendesishem keto 3 a4 vite. Ceshtje llogaridhenieje dbe respekti per publikun.

    Përgjigju
  • Tani: 25/07/2022 11:23

    Me vjen mir qe ne kryete detyres per zvendese kryeminister eshte zonja balluku besoj se do e beje punen e saj shkelqyeshem dhe do behet akoma me shume

    Përgjigju
  • Titi: 25/07/2022 11:21

    Me vjen mir qe ka zevendesime dhe besoj se keto njerez qe kan marr keto pozicione do ta bejn pune shkelqyeshem she do te ken sukses

    Përgjigju
  • Ervin: 25/07/2022 11:17

    Urime per postin e ru Ballukut. Jam i sigurt qe do e kryeje me se miri

    Përgjigju
  • Alfo: 25/07/2022 11:15

    Zoti rama e di me se miri se cfare eshte me mira per qeverin dhe popullin e tji qe kshu suksese te gjithe per detren e re

    Përgjigju
  • Miri: 25/07/2022 11:14

    Shpresoj qe te behet me e mira per vendin tone dhe te vendosen vertet njerez te denjt per ketonposte

    Përgjigju
  • Zenepja: 25/07/2022 11:13

    Urime Znj Balluku.Po tigri ma piu te dredhur me duket per iceneratoret dhe kurban per BE

    Përgjigju
  • Tea: 25/07/2022 10:50

    Urime per kete post shpresoj ta mbani sa me mire

    Përgjigju
  • Lea: 25/07/2022 10:49

    Urime per pozicionin e ri!

    Përgjigju
  • Bora: 25/07/2022 10:49

    Gjithmone beni zgjedhjet dhe merrni vendimet e duhura per vendin zoti rama. Shume suksese

    Përgjigju
  • Zana: 25/07/2022 10:48

    Kemi besim ne zgjeshjet qe ju beni zoti rama.

    Përgjigju
  • shoku: 25/07/2022 10:48

    E si mos te emeronte pjeshken Balluku apo tani qe ka bere ndrhyrje estetike I merr ne qafe keta te Europes kur vijne ne Shqiperi.Balluku ka qene shoqe kolektive qe ne kohen e ngritjes se Rilindjes.

    Përgjigju
  • Kledi: 25/07/2022 10:45

    Si gjithmone Rama ben zgjedhjen e duhur ai e di me mire.

    Përgjigju
  • Toni: 25/07/2022 10:45

    Iken nje hajdut, e vjen nje hajdut tjeter. Asgje e re nga kjo qeveri putanash.

    Përgjigju
  • Denisi: 25/07/2022 10:45

    Mendoj qe Rama ka bere levizjen dhe zgjedhjen e duhur.

    Përgjigju
  • Romeo: 25/07/2022 10:43

    Me bejne syte apo estrade Ballshi hesapi? Neni 98 i Kushtetutes flet per "minister" dhe jo "kryenegociatore". Ta dekretoje minister beqim shoku Barom dhe makar ta beje Rama kryenegociatore a cka te doje. Hajde lajthitje hajde!

    Përgjigju
  • Jorgo: 25/07/2022 10:42

    Shpresojme qe me ane te ketyre ndryshimeve te vijne vetem gjera te mira

    Përgjigju
  • Mondi: 25/07/2022 10:42

    Apapappaa more ben tigri mos u merzit se ti je me i miri

    Përgjigju
  • vani: 25/07/2022 09:40

    Hasani I grave nuk ndalet duke zgjeruar haremin qe kuptohet, e do te gjithin per vete. iku dhe Tigri qe me shume gjasa do e kycin ne kafaz, kan mbet dhe nja 2-3 te tjere, njeri qe deshtoi me rendin, tjetri kapitulloi drejtesine dhe I treti pronat e ushtrise... qe dhe atyre do tju gjehen damat e zevendesimit per te perbushur amanetin qe I la trashigim me ferman gjyshja te gjatit... pika qe nuk na bie qe mbajme kete peshe mbi kurriz perdite

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/07/2022 09:38

    Iku "tigri" kurverise erdhi "tigresha" lëpirësis. Hiqja Lenës e veja Prenes.

    Përgjigju
  • Nardi: 25/07/2022 09:32

    Si ka mundesi, edhe ka punuar shkelqyeshem, edhe e shkarkon nuk e kuptoj kete.

    Përgjigju
  • Proseci: 25/07/2022 09:14

    Po eckan goxha mire hetimet per djegsat, ose thene ndryshe inceneratoret. Drejtesia me regji goxha mire po ecen. Te behet gati tigri se vitin tjeter ne keto vafte do jete me shoket te ajo e sigurise se larte. Se qe te arrestohet si zv kryeminister nuk ben ngjan keq, te rrije ca muaj hiç asgje edhe pastaj vete te vendi me shoket. Mizerje komplet ky vend.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/07/2022 09:09

    Iku Ben Tigri. Kur po e therret SPAK?

    Përgjigju
    • Pleqsia vlore: 25/07/2022 09:17

      S ti therrasi spaku keta mbetutina maksimum 6 muaj burg bejn keta dalin me zemer tr gjuth

  • Ahmetaj: 25/07/2022 08:52

    Shyqyr qe hoqe kete pushtin qe sla me gango pa i ber ndere tani gjiknur zarben ballen te paktekten keta laro aman hiqi se jan te neveritshim dhe ate felaj

    Përgjigju
  • Zzzz: 25/07/2022 08:35

    Ne luften midis Ben Ahmetajt dhe Gazhelit Rama zgjodhi kete te fundit

    Përgjigju
    • Satêr: 25/07/2022 13:34

      Mirë ja bëri udhëheqësi këtij memetit a amet si ia thonë! Me hile ja kishte partisë dhe shokut edi rama!

    • Met: 25/07/2022 10:59

      Sakte

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit