Deklarata e Edi Ramës për Belinda Ballukun se në kushte të tjera nuk do të shkarkonte zvkryeministren pasi ajo ka patur rezultate të mira, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Gazment Bardhit. Kreu i grupit parlamentar të PD e akuzon kryeministrin për “përshkallëzim antieuropian” dhe për sulm ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po hetojnë çështjen.
"Shikoni përshkallëzimin antieuropian të Edi Ramës.Dje tha se antikorrupsioni është bërë më i dëmshëm se vetë korrupsioni, duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, të firmosur nga Belinda Balluku. Sot flet për “rezultate të jashtëzakonshme” të saj, ndërkohë që SPAK ka paraqitur në Këshillin e Mandateve transkripte për presion ndaj dëshmitarëve: kërcënime për heqje nga puna të familjarëve dhe oferta për para në këmbim të heshtjes. SPAK kërkon arrestimin e saj mbi këto prova, por Kryeministri zgjedh ta lavdërojë. Nëse 1.1 miliardë euro nën hetim quhen “rezultate të jashtëzakonshme”, atëherë problemi nuk është më një ministre. Problemi është Kryeministri. Bashkimi Europian kërkon sundimin e ligjit dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit në nivelet më të larta. Kjo nuk zëvendësohet me editoriale rajonale dhe as me fotografi protokollare. Europa nuk fillon në Beograd. Europa fillon me barazi para ligjit në Shqipëri" shkroi Bardhi në Facebook.
U.D/Shqiptarja.comKomente











