TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryetares së AMA, Endira Bushati.

Në një konferencë për shtyp, Kryetari i Komisionit të Medias dhe njëkohësisht deputeti i PD, Genc Pollo ka denoncuar duke thënë se se kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka mashtruar në shkresat e tij, me qëllim shkarkimin e sa më të shpejtë të kryetares.

"Në dy shkresa të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, e para më 30 korrik, dhe e dyta më 14 tetor 2013 konfirmohet se kryetarja e AMA-s dhe tre anëtarë kanë mandate të plotë ndërkohë  që ka dhe tre poste vakante të cilat duhen plotësuar. Ndwrsa në shkresën e tretë të 12 marsit, javën e shkuar, ndodh që AMA ka jo vetëm tre poste anëtarësh vakant por edhe se posti i  kryetarit është prej vitesh vakant. Kjo shkresë i dërgohet vetëm e personalisht Kryetarit të Kuvendit,  por jo sic ka ndodhur gjithmonë, Komisionit tonë." tha deputeti Pollo.

Ky veprim sipas tij vjen sipas tij në për të krijuar një sistem monopol në tregun mediatik. 

"E gjitha kjo është një përpjekje për të krijuar e konsoliduar monopole në tregun mediatik që konsmatorët të paguajnë 300  mijë lekë të vjetra një kartë abonimi digjitale që në kushtet e konkurrencës se lirë do ta blenin për vetëm 200 mijë lekë të vjetra." përfundoi fjalën e tij Genc Pollo.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)