Shkarkimi i Fullanit e Golemit
në rendin e ditës të Kuvendit

Shkarkimi i Fullanit e Golemit<br />në rendin e ditës të Kuvendit
Deputetët e mazhorancës pritet të shkarkojnë sot Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian  Fullani, si dhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
 
Për seancën plenare të ditës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar rendin e ditës, ku për shqyrtim janë dhe dy projekt vendimet për shkarkimin e Guvernatorit Fullani dhe Inspektores së BSH-së Elivar Golemi.
 
Një ditë më parë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe në një status në rrjetin social Facebook, shkruante se në seancën e së enjtes do të shkarkohet Guvernatori i BSH-së dhe Inspektorja e Përgjithshme.

Trupi  gjykuese të Apelit i kryesuar nga Alaudin Malaj të hënë i dha lirinë Guvernatorit Ardian Fullani dhe 4 inventarizuesve të Bankës së Shqipërisë dhe të lërë në burg, vetëm inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi.
 
Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e 5 Shtatorit të dhënë në mungesë ndaj Fullanit, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Tashmë ish-guvernatori do të qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të hetimeve për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë.  

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën