Pas shkarkimit nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar drejtori i Burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji. Në një reagim të shpërndarë për mediat, Ndoji e quan të padrejtë shkarkimin e tij, ndërsa paralajmëron se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Lajmi për shkarkimin tim nga detyra më erdhi si bombë pasi nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Shkarkimin tim e quaj të padrejtë. Çështjen do ta ndjek me rrugë ligjore”, shprehet Ndoji.
Shkarkimi i Kant Ndojit erdhi pas lirimit nga burgu i Shën Kollit i të kërkuarit nga Interpol-i, Shaip Zukaj. Zyrtarët e burgut dyshohet se kanë fshehur kërkesën e autoriteve të drejtëssë së Kosovës për ekstradimin e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com