Shkarkimi nga Posta, Lazimi:
Mandija më tha s'kam ndikim

Shkarkimi nga Posta, Lazimi:<br />Mandija më tha s'kam ndikim
Majlind Lazimi ka reaguar përmes një konference për mediat, pas shkarkimit të tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës. 

Lazimi thotë se vendimi është nul pasi nuk ka asnjë shpjegim për shkeljet e pretenduara, ndërsa e cilëson urdhër politik largimin e tij nga detyra. Ai thekson se vendimi për shkarkimin merret nga Bordi i Këshillit Mbikëqyrës të Postës, siç është bërë edhe me rastet e mëparshme. 

"Urdhri i shkarkimit tim është nul. Urdhri nuk ka asnjë shpjegim.
 
Ky urdhër është marrë në flagrancë të plotë.
 
Nuk ka asnjë vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Postës. Vendimi i fundit është ai i lirimit të Arqile Gorreas në vitin 2013 si dhe emërimi e më pas largimi i Ardit Çelës si Drejtor i Postës.
 
Sot deri në këto momente unë nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e lirimit tim. Urdhri i Ekonomit është i paligjshëm m pasi nuk përmend cilën pjesë të rregullores, apo ligjit është shkelur nga personi në fjalë. Në rast se ekziston një dokument të tillë...jam i bindur që nuk ekziston asgjë
", u shpreh Lazimi.
 
Ai theksoi se ka kërkuar shpjegime pranë ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, ndërsa rrëfen edhe bisedën me zv/kryeministren Ledina Mandija e cila siç tha ai, i është përgjigjur se nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje.

"Ministrja Ekonomi nuk më dha asnjë shpjegim mbi arsyet. Kontaktova znj.Mandijan dhe më tha që nuk kam asnjë lloj ndikimi në vendimmarrje, kam kërkuar informacion, por vendimin nuk e kam marrë.
 
Është një gjueti shtrigash, një inskenim politik i cili nuk i shërben klimës pozitive, frymës që duhet kjo qeveri duhet të tregojë para qytetarëve"
, u shpreh Lazimi. 

urdher lirimi per malind lazimin
(Vendimi për shkarkimin e Lazimit i firmosur nga Ekonomi dhe jo Këshilli Mbikëqyrës)

urdher lirimi per ardit celen
(Shkarkimi i Ardit Çelës, vendimi i firmosur nga Bordi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin