Shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë të tjerë shqiptarë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Ministri tha në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre do të merret menjëherë. Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta - tha ministri - pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave.

"Disa prej lëvizjeve janë të diktuara nga nevojat reale të punës dhe domosdoshmërisë për shtim të performancës", tha Cakaj.

në përfundim ai ndau falenderime edhe për diplomatët të cilët i janë dedikuar punës në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të Shqipërisë.

Ministri në detyrë Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.


“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.”

Ministri në detyrë foli për ndryshim të mentalitetit të gabuar të shërbimit ndaj qytetarëve. 

“Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale,” u shpreh Cakaj. 

Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme. 

“Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme,” tha Cakaj.

Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë, njoftoi Cakaj gjatë konferencës për shtyp. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi, u shpreh ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • €€€€€€: 05/06/2019 14:34

    Bravo per shkarkimet .. po nje pjes e ketyre banditave duhet arrestuar se jan zagar.. jan shtresa me e ulet e shoqeris shqiptare jan drogaxhinj ..maskarenj dhe rrugac..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve