Ekskluzive-Furtuna në diplomaci/ Lista zyrtare e të shkarkuarve dhe të transferuarve në ambasada

Shqiptarja.com zbardh listën zyrtare me punonjësit e shërbimit të jashtë të shkarkuar dhe të transferuar në kuadër të iniciativës reformatore së ndërmarrë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Në përgjigje të një kërkese të Shqiptarja.com për informacion, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga shërbimi i jashtëm janë shkarkuar gjithsej 10 punonjës pas largimit të Ditmir Bushatit nga drejtimit i kësaj ministrie.

Gjithnjë sipas ministrisë, janë shkarkuar: Artur Porpollogu, Ilda Topalli, Fatjon Demneri, Fatjon Pula Selma Xhoxhaj, Gerarda Ballo, Edvin Bajrami, Edmond Caca, Ilir Hysa dhe Pranvera Skana. Ndërkaq 17 është numri i punonjësve të shërbimit diplomatik, të cilët janë zhvendosur në pozicione të tjera brenda shërbimit të jashtëm, po në kuadër të reformës së ndërmarrë nga ministri Cakaj. Sipas Ministrisë së Jashtme ata janë: Inida Met’hoxha, Artur Bushati, Blerta Derhemi, Enkeleida Riza, Ahmet Lala, Brunilda Koço, Xhelal Fejzo, Adhurim Resuli, Florian Nova, Sadije Xheko, Adrian Mara, Marsela Pango, Marin Meksi, Novruz Çeta, Avenilda Doko, Naureda Minga dhe Viktor Pango.   

Arsye e largimeve   
E pyetur mbi arsyet e largimit të këtyre punonjësve, Ministria e Jashtme thotë se emërimi në shërbimit e jashtëm ka të bëjë me ekspertizën që personaliteti që do emërohet duhet të gëzojë në momentin e emërimit. Gjithashtu, ministria thekson se emërimi i këtyre personaliteteve është i përkohshëm dhe jo i përhershëm. “Personat e liruar nga detyra të përmendur në pyetjen nr. 1 janë emëruar në shërbimin e jashtëm bazuar në parashikimet e ligjit 23/2015, neni 31/3, i ligjit 23/2015, në të cilin ligjvënësi shprehimisht ka sanksionuar që; “Ministri i Punëve të Jashtme mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë Shërbimit të Jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Këta punonjës gëzojnë statusin e diplomatit në misionet diplomatike për aq kohë sa punojnë pranë këtyre misioneve”. Nga interpretimi i kësaj dispozite të ligjit del qartë vullneti diskrecial i organit kushtetues Ministër i Punëve të Jashtme, vullnet i cili lidhet me ekspertizën që personaliteti që do emërohet duhet të gëzojë në momentin e emërimit. Njëkohësisht nga kjo dispozitë del qartë në pah fakti se emërimi i këtyre personaliteteve është i përkohshëm dhe jo i përhershëm.  Kjo shprehet nga ligjvënësi në togfjalëshin “për aq kohë sa punojnë pranë këtyre misioneve”. Pra ekspertiza për këtë kategori punonjësish është e lidhur me vullnetin diskrecial të ministrit i cili po në bazë të ligjit 23/2015 (neni 14) drejton dhe përfaqëson Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Diskrecioni i organit kushtetues ‘ministër’ në marrëdhënien juridike që ka krijuar urdhri i emërimit është e drejta e ministrit për të ushtruar autoritetin publik për të përmbushur një qëllim të ligjshëm, pra të emërojë jashtë sistemit të karrierës një ekspert i cili përmbush kriteret për të shërbyer pranë strukturave të shërbimit të jashtëm. I njëjti diskrecion i organit kushtetues është i parashikuar edhe për mbarimin e detyrës së individit të përzgjedhur për të shërbyer për aq kohë sa është e nevojshme të shërbejë në një fushë të caktuar”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Jashtme.

‘Ligji nuk kërkon motivacion’
Sipas Ministrisë së Jashtme ligji nuk kërkon një motivacion sa i takon aktit të lirimit nga detyra të një punonjësi të shërbimit të jashtëm. “Sa më sipër urdhri i lirimit nga detyra referuar ligjit 23/2015, ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave administrative” (neni 3) është një akt administrativ individual i lëshuar nga një organ kushtetues në përmbushje të detyrës së tij. Akti administrativ individual i bazuar në nenin 31/3 të ligjit 23/2015 nuk mund të ketë motivacion pasi në këtë rast ligji nuk kërkon motivacion ligji kërkon vetëm vullnet diskrecial të organit kushtetues për të urdhëruar një veprim juridik që shuan një marrëdhënieje të mëparshme.

Urdhri i lirimit për ekspertët që emërohen sipas nenit 31/3 të ligjit 23/2015, është i lidhur me diskrecionin e organit kushtetues ‘ministër’ i cili drejton shërbimin e jashtëm dhe ka kompetencë për të ushtruar autoritetin publik për të përmbushur një qëllim të ligjshëm, pra të emërojë jashtë sistemit të karrierës një ekspert i cili përmbush kriteret për të shërbyer pranë strukturave të shërbimit të jashtëm si dhe të lirojë nga detyra këtë ekspert në momentin që gjykon se kjo ekspertizë nuk është më e nevojshme”, thekson Ministria e Jashtme në përgjigjen e saj.

Emrat e punonjësve me të cilët është ndërprerë marrëdhënia e punës
Artur Porpollogu
Ilda Topalli
Fatjon Demneri
Fatjon Pula
Selma Xhoxhaj
Gerarda Ballo
Edvin Bajrami
Edmond Caca
Ilir Hysa
Pranvera Skana

Emrat punonjësve që janë zhvendosur në pozicione të tjera brenda shërbimit
Inida Met’hoxha
Artur Bushati
Blerta Derhemi
Enkeleida Riza
Ahmet Lala
Brunilda Koço
Xhelal Fejzo
Adhurim Resuli
Florian Nova
Sadije Xheko
Adrian Mara
Marsela Pango
Marin Meksi
Novruz Çeta
Avenilda Doko
Naureda Minga
Viktor Pango

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jfjjkkkf: 05/06/2019 09:28

    Miliona te tjera per demshperblimin e ketyre sipas vendimeve qe do jape gjykata. Shkarkuar me sofizma.

    Përgjigju
    • Ton Ton: 05/06/2019 12:06

      Sofizmi esht degë e bazuar ne filozofi dhe retorike. Rryme e mitologjise greke (te lashte jo ktyre legenave qe kena komshi sot) por kurre e bazuar ne fakte. Dmth nje rryme qe perdor argumente te vlefshme per momentin por ne vije te gjate nuk ka aftesi per te mbeshtetur argumentat me te cilat me pare arriten sukses. Mashtrrusa i themi ne thjesht ne shqip.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë