TIRANE- Institucionet e Varësisë së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe disa prej shoqërive aksionere, kanë emëruar drejtorët e rinj, pas mbledhjeve të Këshillave Mbikëqyrës përkatës. Kështu drejtor i KESH do të jetë Agron Hetoja duke zëvendësuar drejtorin aktual Halit Velaj, ndërsa drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit do të jetë Engjëll Zeqo.
Po kështu, Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë “Albpetrol sh.a.” ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Endri Puka.
Ministri Damian Gjiknuri ka firmosur gjithashtu edhe emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë si IQT, AKBN, etj.
Sipas këtyre vendimeve, Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT), ndërsa Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).
Ndryshime do të ketë edhe në Repartin e Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM), ku drejtor i ri emërohet Rrapush Tola.
Ndërkaq, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) do të jetë Dael Dervishi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com