Shkarkohen nga puna dy inspektorë
të AKU,u filmuan kur merrnin ryshfet
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkarkuar nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi të cilët janë filmuar teksa merrnin ryshfet për zhbllokim aktiviteti.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkarkuar nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi të cilët janë filmuar teksa merrnin ryshfet për zhbllokim aktiviteti.
Pas ngritjes së Komisionit të Disiplinës, fillimisht është marrë masa pezullim nga detyra dhe më pasi ky Komision, ka vendosur lirimin nga Shërbimi Civil, për rrjedhojë pushimin nga puna.
Dy inspektorët janë filmuar teksa bisedonin me një tregtar peshku, të cilit i kanë marrë 20 mijë lek, për të mos e gjobitur, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante.
Komisioni Disiplinor i ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z.Dritan Sejko, vendosi shkarkimi nga detyra dhe lirimin nga Shërbimi Civil.
Të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda si:1.Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në, moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funskjonale, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma c, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.
2.Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma d, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.
3. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.
Shkarkimi është bërë pas denoncimit që është bërë në emisionin “Fiks-Fare”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë cdo rast abuzimi me ushqimet, si dhe shkeljet që mund të bëjnë inspektorët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09