Ashtu sikur pritej Reali i Madridit ka shkarkuar trajneri Anceloti pas dështimit këtë edicion duke mos marrë asnjë trofe. Vendimi i ishte mjaft i vështirë, pasi kundër Perezit ishin të gjithë lojtarët dhe tifozët, por presidenti deklaroi se “kemi nevojë për një impuls të ri. Më duhet të them se ka qenë një vendim shumë i vështirë.

Anceloti do të mbetet pjesë e historisë së Realit. Ne tani na duhet një frymë e re në skuadër, për të fituar tituj, pasi kemi lojtarë shumë të talentuar”deklaroi ai. Ndërsa për emrin e trajnerit të ri deklaroi se do ta zbuloj javën e ardhshme.



d.b/shqiptarja.com