Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t dhe dy punonjës në Vlorë, Gjonaj: Shkelje me legalizimet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë përmes një deklarate për mediat njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Drejtorit të ALUIZNI-t Ardian Musta në Vlorë dhe 2 punonjësve. Arsyeja e shkarkimit është mosrespektimi i procedurave të kërkuara nga ligji në fuqi në marrjen e  vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit.  Konkretisht, nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar një shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës. Ministrja tha se kontrolli nisi pas denoncimit të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes. Gjithashtu Task-Forca për të luftuar korrupsionin ka rekomanduar edhe 24 masa disiplinore.

Deklarata e plotë
Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit shpreh në këtë informim javor se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë luftën pakompromis kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Nga njëra anë thellojmë reformat, transformojmë sektorët dhe bëjmë të mundur që të gjitha këto ndryshime të vihen në funksion të cilësisë së jetës dhe shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve dhe nga ana tjetër ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t’u përballuar rast pas rasti me korrupsionin. Falë kësaj aleance me qytetarët, Task Forca Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar kontroll në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor – Fier lidhur me respektimin e kërkesave ligjore për ushtrimin e veprimtarisë ekonomiko-tregtare nga ana e subjekteve ekonomike  pa u regjistruar, mbajtjen, transportimin, përdorimin dhe tregtimin e mallrave pa dokumentacionin e duhur tatimor, si dhe të punonjësve të padeklaruar në organin tatimor.

Gjatë kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion janë konstatuar shkelje të ndryshme, ndër të cilat po përmend: Mos përcaktimi në Urdhërat e Shërbimit të zonës së inspektimit, të listës së subjekteve që duhen kontrolluar dhe arsyen e ushtrimit të kontrollit; përzgjedhja e cila është realizuar nga vetë inspektorët pa asnjë kriter ligjor, nënligjor apo akt administrative me karakter të brendshëm.  Aktet e konstatimet janë mbajtur vetëm në tatimpagues me biznes të vogël. Aktet e konstatimi të cilat janë shoqëruar me kupon tatimor lëshuar në një orar i cili nuk përputhet me orën e përfundimit të mbajtjes së vetë aktit. Aktet e konstatimi të nënshkruara nga vetë inspektorët të cilët nuk rezultojnë në listën e pjesëmarrësve në inspektim, sipas urdhërit të shërbimit përkatës apo mospërputhje ndërmjet referencës të parashikuar në kuadrin ligjor dhe vlerës së gjobës së pasqyruar në proces verbalet e gjobës.

Nisur nga shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar 24 masa disiplinore për drejtues dhe inspektorë të kësaj drejtorie. 
Janë rekomanduar gjithësej;
12 Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit
Tatimor, Rajoni Jugor-Fier, si dhe për 10 inspektorët e Sektorit të zbatimit, si dhe për Përgjegjësin e Sektorit të zbatimit;
Janë rekomanduar gjitashtu: 12 Vërejtje me shkrim për inspektorët e zbatimit, të kesaj Drejtorie.
Gjithashtu bazuar në një denoncim të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, me objekt denoncimin e legalizimit një shtesë anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë, grupi i kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.
Në përfundim të këtij hetimi janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për: 
Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë;
Përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë;
Specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë;
Janë rekomanduar këto masa pasi është konstatuar se nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjorpër një objekt shtesë pa leje në objekt egzistues. 
Saktësisht nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës.  

Në të njejtën kohë nga strukturat kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe janë proçeduar penalisht 33 autorë, prej tyre janë arrestuar dhe ndaluar: 10 autor, ndërsa 23 të tjerë po gjykohen ne gjendje  të lirë.
Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qendrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar në Prokurori, veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, etj.
Rezultatet e vazhdueshme të angazhimit të strukturave antikorrupsion dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese janë tashmë të prekshme nga të gjithë qytetarët. 
Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes, reagimi i menjëhershëm ndaj çdo denoncimi apo ankese ligjore, po rrit gjithnjë e më shumë numrin e denoncimeve të rasteve konkrete duke e bërë dhe më efektive punën e strukturave antikorrupsion. 
Ndaj do të vazhdojmë me këmbëngulje, dhe besim, që të ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj beteje të madhe, për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, përmes denoncimeve dhe informacioneve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë