Drejtori i Burgut të Fushë Krujës, Durim Toska është arrestuar mbrëmjen e sotme (2 dhjetor 2023) në Pogradec, mëson gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023) zyra e shtypit e kësaj ministrie

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje lidhur me arrestimin e Durim Toskës dhe shkarkimin e tij.