Drejtori i komanduar i Tatimeve në Shkodër, Herion Jashari është shkarkuar nga detyra, pas një viti punë në këtë post. Ai u vendos në këtë post pas dorëheqjes së Hysen Hysaj, si drejtor i komanduar, duke qëndruar për një vit.

Në vend të Jasharit është emëruar Myzafer Bushi, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të degës së Thesarit në qytetin e Shkodrës.