Shkarkohet kryetari qarkut Vlorë njeriu i Kokëdhimës, LSI s'votonDanaj: Për votën jap jetën, e nxjerr policia
Mes debateve të forta, këshilltarët e PS në fund kanë shkarkuar kryetarin e qarkut të Vlorës, Sadri Danaj me 15 vota, LSI braktisi mbledhjen, ndërsa PD e ka bojkotuar. VIDEO
Këshilli i Qarkut të Vlorës ka votuar mes debatesh mocionin e kërkuar nga këshilltarët e të majtës për shkarkimin nga detyra të kryetarit Sadrit Danaj.
Ky i fundit, ndonëse kishte marrë mandatin si përfaqësues i Partisë Socialiste kishte dalë hapur kundër kësaj force politike dhe njihej si mbështetës i partisë së re të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
Kërkesa për mocion mosbesimi ndaj Danajt është bërë prej kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.
Danaj ka insistuar të mos përfshihej në rendin e ditës kërkesa. Pas kryerjes së procesit të votimit ku morën pjesë 16 këshilltarë, pro shkarkimit të Danajt votuan 15 këshilltarë.
Danaj e ka cilësuar votimin si një farsë, ndërsa u shpreh pas mbledhjes se 'unë përfaqësoj alternativën dhe kauzën që është 'Zgjidhja'.
Danaj: Për votën jap jetën. Pëfaqësoj Kokëdhimën Votimi është shoqëruar me debate të forta në sallë, pasi Danaj ka tentuar që përmes forcës të dhunojë materialet zgjedhore por është penguar të kryejë diçka të tillë.
"Lerë votën, mos prek votën se për votën jap edhe jetën" u shpreh Danaj gjatë sherrit me komisionin e votimit.
Danaj kundërshtoi votimin për mungesë transparence duke e cilësuar si farsë, por është nxjerë jashtë nga policia.