'Punoi për interesa personale dhe jo të shtetit', shkarkohet me 43 vota kreu i kuvendit në Malin e Zi

Kuvendi ka shkarkuar me 43 vota kreun e këtij institucioni në Malin e Zi, Aleksa Beçiç. Për shkarkimin e Beçiç kanë votuar deputetët e opozitës ndërsa demokratët ishin kundër. Beçiç u zgjodh kryetar i parlamentit më 23 shtator 2020. Asokohe, pro emërimit të tij votuan 45 deputetë, kundër një deputet, ndërsa 25 abstenuan.

Sipas medias vendase Vijesti, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, parlamenti do të drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Strahinja Bulajiç.

“Nga këndvështrimi im nuk jam i privilegjuar nga kjo pozitë e detyruar dhe statusi aktual, këtë punë sipas rregullores do ta bëj me të gjitha mundësitë e mia deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Nuk më vjen mirë që Beçiç u lirua nga detyra sot.” - tha Bulajiç.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, nëse mandati i Kryetarit të Kuvendit përfundon para skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, detyra e tij deri në zgjedhjen e Presidentit të ri kryhet nga nënkryetari i Kuvendit.

Kuvendi i Malit të Zi, votoi për shkarkimin e Aleksa Beçiç tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Beçiç është udhëheqës i Demokratëve, deputetët e të cilit subjekt politik kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Deputeti i Demokratëve, Boris Bogdanoviç, paralajmëroi në fillim të seancës së Kuvendit se nëse Beçiç shkarkohet, kjo parti "do ta ngrejë të gjithë Malin e Zi në këmbë".

“Ai që voton për këtë, voton për koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ata nuk kanë ku të shkojnë. Ne kemi një zgjedhje dhe kjo është rruga. Nëse shkarkimi ndodh, të gjithë në protestë të mërkurën, më 9 shkurt”, tha Bogdanoviç.

Nismën për shkarkimin e Beçiçit e nënshkruan më herët 38 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nga dy parti të socialdemokratëve, nga Partia Boshnjake dhe nga Koalicioni Shqiptar "Njëzëri".

Në shpjegim është thënë se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, "nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi", sepse Beçiç, "funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit".

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille