Shkarkohet Memia nga
ALUIZNI, vjen Ardian Kollozi

Shkarkohet Memia nga<br />ALUIZNI, vjen Ardian Kollozi
TIRANE-Shaban Memia nuk është më drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t, theksojnë burime qeveritare. Drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka dorëzuar detyrën e tij, që e mbante prej më se katër vjetësh. Burime nga Këshilli i Ministrave thanë për Shqiptarja.com se Shaban Memia është shkarkuar nga detyra me vendim të kryeministrit Sali Berisha. Në vend të tij, është emëruar ish-deputeti i PD-së Vlorë, Ardian Kollozi.
Shkarkimi i Shaban Memisë erdhi, pasi më 27 tetor 2011, ai kishte paraqitur dorëheqje pranë kryeministrit. Dorëheqja e Memisë është mbajtur pezull nga Berisha për katër muaj. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, të mërkurën, pritet të shpallet me VKM vendimi për lirimin nga detyra të Memisë, si dhe zëvendësimin e tij me Ardian Kollozin, që do të zyrtarizonte kalimin e "pushteteve" në krye të ALUIZNI-t. Ky institucion është kritikuar së fundi për mosarritje të objektivave, duke qenë se vetëm 4% e ndërtimeve pa leje janë legalizuar, pas 7 vjetësh pushtet të qeverisë Berisha.

Shaban Memia ka qenë për vite më rradhë deputet i Partisë Demokratike. Me origjinë nga Tropoja, si kryeministri Berisha, ai ka mbuluar zonën elektorale të kamzës dhe Bathores, pranë kryeqytetit, ku pjesa më e madhe e banorëve të ardhur janë nga zona e verilindjes së vendit. Ai është zotuar se do t'i japë zgjidhje problemit të ndërtimeve pa leje, në krye të ALUIZNI-t, pasi nuk u caktua më në listën e deputetëve të PD-së, por misioni i tij shkoi drejt dështimit, pasi nuk ishtë në gjendje të ofronte një zgjidhje reale.
(sg/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City