SARANDE- Arten Ibrahimi 36-vjeç, doganier në pikën e Kontrollit ne degën doganore Tre Urat në Përmet është shkarkuar nga detyra pasi u kap me lëndë narkotike në pikën kufitare të Qafë Botës. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gjon Bardhi. Drejtoria e Doganave ka deklaruar se posedimi i lëndës narkotike nga një punonjës i saj përbën një shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë duke ulur imazhin dhe integritetin e saj si institucion, duke cenuar edhe misionin e saj për arritjen e standardeve të larta.

Gjatë kontrollit në makinën e Ibrahimit tip “Toyota” me targe AA040TY policia gjeti 33 pako me 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri tip TT model 54'. Ai ishte i shoqëruar nga 23-vjeçarja Kostandina Meci.

Makina e tij është kaluar në vijën e dytë për një kontroll pasi më të detajuar pas aty dyshojek se mund të transportonte lëndë narkotike. Pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë është gjetur në një vend të posaçëm lënda narkotike.

Tashmë materialet do t'i referohen Prokurorisë ndërkohë që në ngarkim të 36-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Trafikimi i armëve dhe municionit".

1582312350_qafebote.jpg

Droga e fshehur në makinë

Pistoleta e sekuestruar nga policia