Vetëm 4 muaj pasi u komandua në krye të e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Viola Hima është larguar nga kjo detyrë.
Rajmonda Dashi është emëruar tashmë në krye të Kadastrës në Durrës, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.
Hima ishte punonjës për shumë vite në hipotekën e Durrësit ndërsa më herët ka qenë zv.drejtore dhe drejtore e komanduar në kadastrën e Vlorës, ku ka qëndruar për pak ditë.
Viola Hima zëvendësoi nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi.