BERAT - Fatmir Doksani është shkarkuar nga detyra drejtori i Agjensisë Shtetërore të degës së Kadastrës në Kuçovë. Doksani u shkarkua nga Artan Lame për disa shkelje në detyrë pasi dyshohet se nuk ka ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimin e pronave në Kucovë.
Doksani kishte 3 vjet në këtë post dhe sot në vend të tij u emërua Shkëlqim Braushi.
Komento