Shkarkohet nga detyra komandanti
i bazës së helikopterëve Farkë, Lama

Shkarkohet nga detyra komandanti<br />i bazës së helikopterëve Farkë, Lama
TIRANE - Altin Lama, piloti i cili drejtoi helikopterin e ushtrisë Cougar në ngjarjen kur u qëllua me armë nga kultivuesit e kanabisit në Dukagjin, është shkarkuar nga posti i komandantit të bazës së helikopterëve në Farkë.
 
Lama u vlerësua dhe falenderua nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një takim zyrtar pikërisht për përfshirjen në aksionin antikanabis në Lazarat.
 
“Pas një mirënjohje të thellë mund të ndodhë të të heqin dhe nga puna por pa problem.....jeta vazhdon. Falenderime për gjithë personelin e Bazës Ajrore Farkë”, shkruan Lama në Facebook.
 
Madje vlerësimi që Kodheli i bëri në atë kohë, është risjellë nga vetë zoti Lama, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social.
 
“Falënderime dhe mirënjohje pafund për pilotët, nënkolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla, të forcës ajrore të cilët sot vunë jetën në rrezik duke venë detyrën para jetës, në aksionin e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në luftën kundër lëndëve narkotike. Angazhimi ynë për rivendosjen e shtetit ligjor dhe kontrollin mbi territorin do vazhdojë. Pilotët e Forcës ajrore sot meritojnë mbështetjen e padiskutuar të gjithë opinionit publik për kontributin e dhëne në shërbim të shtetit të tyre”, u shpreh Kodheli.
 
Sakaq, burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për Shqiptarja.com se bëhet fjalë për një trasnferim të zakonsëhm brenda karrierës ushtarake dhe se Altin Lama do të emërohet në një vend tjetër.
 
Helikopteri i ushtrisë Cougar u qëllua me armë nga trafikantët e drogës në aksionin e policisë në Dukagjin. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë