Shkarkohet nga detyra nëndrejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë. Largimi i tij është bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë raportimit javor të aksionit antikorrupsion. Ministrja e Drejtësisë, gjatë një deklarate për mediat sqaroi se shkarkimi i nëndrejtorit lidhet me shkeljet ligjore në prokurorimin e tenderit për dezinfektimin e zonave bredetare dhe urbane.
“Strukturat antikorrupsion kane verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave. Nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.
Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomolog”- tha Gjonaj.
SUPER ETILDA GJONAJ !! MINITRJA mê e mirë dhe me Performancë të SHKÈLQYER , që po ju tregon DHËMBËT HAJDUTËVE dhe DOBIÇAVE të ZYRAVE të SHTETIT !!!! Shpresoj që kjo Zonjushë e HEKURT të jetë KRYEMINISTRE e SHQIPÈRISÈ !!! Shumè TRANSPARENTE , me Super INTEGRITET dhe më e ASHPRA kundêr HORRAVE dhe PLEHRAVE qê e dinè se ZYRAT e SHTETIT , janë "MALL PA ZOT" !!!!!!!! RESPEKTE ETILDA dhe mos u ndal !!! BJERU HAJDUTËVE dhe mos ju lër KUSUR
Përgjigju