KUKES- Shefi i komisariatit në Has, Rustem Mazreku është shkarkuar nga detyra. Report Tv mëson se në vend të tij është emëruar kryekomisari Artur Mersini i transferuar nga Berati.

Ndërkohë Mazreku është emëruar shef i trafikut urban dhe inter-urban në Drejtorinë e Qarkut Kukës.

Lajmi është konfirmuar për Report Tv edhe nga Zef Laska Drejtor i DVP Kukës.