TIRANË- Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. 

Për largimin nga detyra e zëvendës ministres ka reaguar ministrja Anila Denaj. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Ikonomi do të largohet jashtë shtetit t'i bashkohet familjes.

"Lirim nga detyra: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendim.

Më herët Belinda Ikonomi ka qenë në krye të Drejtorisë së Doganave.