Shqipëri-Çeki, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Shqipëri-Çeki, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Foto nga takimi

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pragë.

Sipas zyrës së shtypit, për palën shqiptare, protokolli u nënshkrua nga Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi dhe për palën çeke nga Zv. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, znj. Martina Tauberová.

Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.

Dy zëvendësministret vlerësuan, gjatë këtij sesioni, bashkëpunimin e deritanishëm dhe diskutuan mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren nga të dyja palët në vijim, në fushat me interes reciprok.

Përgjatë dy ditëve, ekspertët teknikë të këtyre fushave diskutuan mbi mundësitë dhe hapësirat për bashkëpunim, si dhe evidentuan mekanizmat dhe instrumentat që do të bëjnë të mundur implementimin e këtij protokolli.

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milionë euro, ku importet llogariten 60.44 milionë euro, ndërsa eksportet në 33.98 milionë euro.

Gjatë nënshkrimit të bashkëpunimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjan: 20/02/2020 19:10

    Si te marr phes jo per ate Po per asnje qe jan ne skenen politike kan 30 vjet qe rrenojn shqip rib dhe popullin popullin me puntor ne evrop e e ka katandis ne popullin me te pa shprese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj