Francezi ndryshe nga sa pritej dhe pas merkatos me disa goditje të rëndësishme nuk realizoi pritshmëritë që kishin drejtuesit e klubit kryeqytetas duke sjellë edhe shkarkimin e teknikut.
Barazimi i fundit me Milanin i vendosi vulën krizës së verdhekuqve për këtë edicion, që e mbylli fazën e parë në vendin e 5 me 34 pikë.
Luciano Spalletti ka firmosur deri më 2018, ndërsa ka qenë edhe më parë në krye të Romës, teksa ka zhvilluar 224 ndeshje duke numëruar 121 fitore dhe ka fituar 2 Kupa Italie.
d.b/shqiptarja.com