Pasditen e sotme është shkarkuar nga detyra sekretari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Armand Traga. Kërkesa për shkarkimin e Tragas erdhi nga 35-këshilltarët e kësaj bashkie. Në mbledhjen e sotme u miratua gjithashtu edhe sekretari i ri i Këshillit Bashkiak të Durrësit.
Kjo detyrë i është besuar Dorina Milajt. Tragaj i përkiste LSI dhe u zgjodh sekretar i këshillit bashkiak në vitin 2015, post të cilin e mbajti deri ditën e sotme.
Duket se përkatësia politike ka qenë shkaku i shkarkimit të tij (kjo edhe pse nuk i theksua)në një këshill që dominohet thuajse i gjithi nga PS.