Shkarkoi guvernatorin, qytetarët e Rusisë zhvillojnë protesta masive, kërkojnë largimin e Vladimir Putin

Rusi po zhvillohet protesta më e madhe anti-qeveritare në vend, e cila erdhi si shkak i pakënaqësisë së popullit ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal. Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale. Kjo është fundjava e tretë që qytetarët kanë zhvilluar protesta masive në rrugët e e qytetit Khabarovsk.

Gjatë protestës qytetarët kanë kërkuar edhe largimin e presidentit rus Vladimir Putin. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e kreut të shtetit.

Lidhur me numrin e protestuesve janë raportuar shifra të ndryshme. Autoritetet kanë pretenduar se rreth 6,500 persona morën pjesë në protestë. Mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona. Por, protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 50,000 persona.

Gurvenatori Sergei Furgal u arrestua me 9 korrik para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh.  Ai i hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike.

Pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve për rrezikun nga Covid19, qytetarët nuk i kanë ndaluar protestat masive në Rusi.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë