KF Tirana ka zyrtarizuar në stol Gugash Maganin, i cili do të jetë trajneri i ri i bardhebluve, duke zëvendësuar Bledi Shkëmbin.
Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.
Së fundmi Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku, në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian. Po kështu ka drejtuar dhe Trepçën ’89 në Kosovë.
"Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.
Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme", njoftojnë bardheblutë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.7%
-
Jo
76.8%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 1563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Mjafton një gol i Kasallës, Vora fiton 1-0 kundër Teutës! Mbyllet raundi i 30-të në Superligën e futbollit
5 Prill, 16:59
-
Botërori 2027 për vajza/ Dy përballjet e radhës kundër Uellsit, trajneri Grima zbardh listën e 23 futbollisteve të grumbulluara
5 Prill, 15:26
-
Lezha drejt festës, Besëlidhja një hap larg nga rikthimi në Kategorinë e Parë të futbollit
5 Prill, 14:44
-
Tiranë/ Autor i dyshuar i disa vjedhjeve në kryeqytet arrestohet ‘skifteri’ 26-vjeçar
5 Prill, 11:43
-
Virozat e stinës, infeksionistja: Gripi A më agresiv se vitet e tjera, duhet regjim shtrati e jo aktivitet fizik! Ja kur t'i drejtoheni mjekut
5 Prill, 11:36
-
Superliga/ Vllaznia fiton kundër Partizanit dhe shkëputet në krye, Dinamo përmbys 4-1 AF Elbasanin mes tensionit! Egnatia mposht Bylisin
4 Prill, 22:32
-
Kur lufta kërcënonte jetën e natës në Tiranë: Ankesa për balerinat që tronditi lokalet e kryeqytetit në vitin 1942
4 Prill, 15:31
-
Përfundon rruga e re në Vorë, Balla: I shërben rreth 400 banorëve edhe një numri të madh biznesesh
4 Prill, 14:23
-
Vodhën kasafortën në një banesë në ‘Porcelan’, 2 në pranga! U rikthyen për të lënë armën, por u kapën nga policia! Njëri, mjeshtër i bravave (EMRAT-FOTO)
4 Prill, 14:08
-
Kupa e Shqipërisë/ Më 8 prill luhen ndeshjet e para gjysmëfinale
4 Prill, 14:05
-
Partia e Lirisë: Tirana buxhet vetëm në letër, nuk bëhen investime
4 Prill, 12:49
-
Sollën nga Gjermania e Zvicra dy automjete të vjedhura me vlerë 120 mijë euro, nën hetim 2 persona! Do i shisnin në Shqipëri
4 Prill, 10:19