TIRANE - Të paktën 17 persona janë arrestuar nga policia italiane në Kuneo, në kuadër të një operacioni anti-drogë, pas hetimesh që kishin zgjatur pothuajse një vit.
Në fokus të skuadrës së posaçme kanë qenë edhe dy shtetas shqiptarë, që sipas mediave italiane furnizonin xhiron me narkotikë. Gjithësesi, sasia e drogës e sekuestruar në këtë operacion ka qenë modeste, pak më shumë se 1 kilogram kokainë, saktësojnë burimet.
Për një nga shqiptarët e kërkuar ekzistonte një urdhër-arrest i lëshuar më parë për sulm të armatosur ndaj një bashkëkombasi, me siguri për borxhe të lidhura me trafikun e drogës.
Në fund të muajit të kaluar, rojet financiare të Firences arrestuan dy të tjerë shqiptarë, të cilët u kapën me një sasi droge prej 23 kilogramë kokainë.
Autoritetet italiane njoftuan, se droga u kap në dy makina të mëdha, në pronësi të dy shtetasve shqiptarë me banim në Piaçenca dhe Firence.
Automjetet u ndaluan për një kontroll rutinë në autostradë dhe të dy drejtuesit e makinave ngjallën dyshime për shkak të nervozizmit dhe faktit që rezultonin të papunë prej vitesh, e megjithatë drejtonin automjete me vlerë prej disa dhjetëra-mijëra eurosh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com