Dhjetra banorë të fshatit Adriatik në Kurbin janë ngritur sot në një protestë dhe shkak për këtë është bërë shkatërrimi i infrastrukturës rrugore në aksin rrugor që lidh fshatin me Kurbinin.
Sipas banorëve shkak për dëmtimin e trasesë së rrugës është bërë kalimi në të i automjeteve të tonazhit të rëndë që çdo ditë qarkullojnë në të ndonëse një gjë e tillë nuk është e lejuar.
Ata i kanë bërë thirrje policisë rrugore që të mos lejojë kalimin e këtyre automjeteve në këtë rrugë.
‘Rruga ka kohë që është shkatërruar dhe shkak janë bërë automjetet e tonazhit të rëndë që rruga nuk është parashikuar për mjete të tonazhit të rëndë. Policia duhet ti bllokojë këto mjete ose do bllokojmë rrugën’ thanë banorët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com