Shkatërrohet Ura e Zvërnecit
denoncon Forumi i Trashëgimisë

Shkatërrohet Ura e Zvërnecit<br />denoncon Forumi i Trashëgimisë
“Skandali i radhës... SOT. Situata e trashëgimisë si në mes lufte...Përditë nga një betejë e madhe e humbur, ndërsa Ministria bën paratë rrush e kumbulla në ndërhyrje pa vizion e përmes projektesh naive të Institutit të Monumenteve që është reduktuar në hijen e tij...

” Me këto fjalë e denoncon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkatërrimin e Urës së Zvërnecit, gjendja e së cilës shihet në këtë foto.

“Ura e drurit për në Zvërnec, pjesë e trashëgimisë dhe pejsazhit kulturor, që vitin e shkuar u propagandua si restaurim i suksesshëm nga zj Kumbaro, është reduktuar si vetë Instituti i Monumeteve”, komentojnë më tej anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Ndërsa specialisti i Trashëgimisë Kulturore, restauratori Frederik Stamati thoët se “Me siguri që ura nuk është Monument Kulture, është urë dhe aq. Janë të tjera problemet madhore që ka trashëgimia kuklturore në Shqipëri.” 

Ai thotë se këto ngjarje vijnë ngaqë “Ministria e Kulturës nuk ka specialiste të trashëgimisë në organikat e saj dhe as këshilltarë të aftë që ta orientojnë në një fushë ku duhet bërë urgjentisht një qelizë shkencore. Ndryshe rrokopuja do të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejtë”, shprehet Stamati.

ura


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin