
Tani në vijën e frontit pranë qytetit lindor të Bakhmutit gjithçka duket se është shkatërruar nga sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme të një lufte pa fund.
Ushtarët ukrainas u fotografuan teksa lëviznin përgjatë pozicioneve të llogoreve pranë qytetit dhe teksa hipnin në tanke dhe pozicionoheshin n vendet e tyre, gati për luftë.
Më herët, u raportua nga shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin se luftëtarët e tij kishin filluar të tërhiqen nga qyteti dhe t'i dorëzoheshin ushtrisë ruse.
Qyteti i rrënuar është në qendër të një beteje të gjatë dhe të përgjakshme, e cila ka sjellë pasoja të parikuperueshme.



Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi s’kanë strategji! Zelensky: Shkatërruam 36 dronë të lëshuar nga armiku gjatë natës









