Shkatërrimet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, çohen në gjyq 5 ish-zyrtarë dhe pronarë firmash në Tiranë

Shkatërrimet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, çohen në gjyq 5 ish-zyrtarë dhe pronarë firmash në Tiranë

Pallat i dëmtuar nga tërmeti në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka marrë 5 të pandehur për shpërdorim detyre për dëmtimet e tërmetit të 26 Nëntorit në Tiranë.

I pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti, sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim. Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, Ish shefi i zyrës Geron Cipi  dhe dy ish-inspektor`.

Dosja për 5 personat ka vajtur në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga prokuroria e kryeqytetit. 

5 personat e mësipërm janë arrestuar në operacionit e janarit 2020, ku 31 persona u vunë në pranga dyshoheshin për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet të cilat pësuan dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, duke u shpallur objekte të pabanueshme në qarkun e Tiranës. 

Mes të ndaluarve ishin edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia si dhe zyrtarë të tjerë që më pas u lanë të lirë. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente